Reagon deputeti grek Pirro Dhima

pirro Dhima portret sot

Me njëherë pas miratimi të ligjit për ndarjen administrative në Shqipëri ka pasur edhe reagime zyrtare nga Greqia. Një nga këto reagime ka qenë edhe ajo e deputetit të partisë socialiste të Pasokut, Pirro Dhimës, që në rrjetin social në faqen e tij në facebook shkruan:

berti rudaj

Në tre muajt e fundit, ndoqa me interes të madh debatin që u mbajt me rastin e ndarjes së re administrative në Shqipëri dhe veçanërisht në vendlindjen time Himarës. Arsyeja që nuk kam marrë qendrim publikisht në këtë temë, është se besimi im në këto çështje duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Por duke parë draftin përfundimtar që shkoi për të votuar në parlamentin shqiptar, kam kuptuar se qëndrimi i palës greke, nuk u vlerësua dhe propozimet tona nuk janë marrë parasysh.

pirro 3

Ky propozim është i papranueshëm, në kundërshtim me atë Evropian dhe çdo koncepti i së drejtës ndërkombëtare. I vetmi qëllim që shërben është ndryshimi apo keqësimi i përbërjes demografike të rajonit.  Në gjithë këtë kohë si deputet i PASOK-ut kam pasur kontakte të rregullta me Ministrin e Jashtëm dhe Presidentit të PASOK Z. Venizelos, në të cilin përcolla shqetësimet dhe kërkesat e bashkatdhetarëve të mi. Edhe në çastin e fundit unë shpresoj se do të mbizotërojë logjika dhe do të gjejmë një zgjidhje që do të kënaqte të dy palët.

pirro ne focusnews