Realizmi dhe spekullimet nacionaliste

Europe portret

Doc. Fane Tarifa  /  Historikisht para krijimit të kombeve, kur pështjellimet fisnore po kalonin në varësi të mjediseve natyrore në gjetje të burimeve të jetesës, dyndjet kanë qenë lëvizje të detyruara demografike në rajone të ndryshme. Si rezultat i këtyre dyndjeve, fise të caktuara kanë kaluar në zona që historikisht s’kane qenë të banuara nga paraardhësit e tyre, duke krijuar mbivendosjet alloktone dhe zaptimet e trojeve të huaja. Në këto migrime vendosja në njerin apo tjetrin landshaft natyror, kanë determinuar formëzimin e kombeve të caktuara në troje variable.

Në historitë reale të formëzimit të kombit shqiptar, dukuria objektive e sanksionuar nga historia, është se fiset ilire dhe me heret ato pellazge, asnjëherë në rrjedhat e veta nuk kanë mësyr, sulmuar apo tentuar për përvetësim të trojeve të dikujt tjetër. Formimi i kombit shqiptar ka ardhur natyrshëm në trojet e veta, por në të njëjtën kohë ky komb me një zemërgjërësi të pashëmbullt ka toleruar dhe mirepritur edhe fise dhe kombe të tjera, që kanë mësyr për t’u vendosur brenda trojeve tona. Eshtë një dukuri që vërtetohet edhe nga studjuesi Gustav Majer, i cili ka shkruar se shqiptarët asnjëhere nuk kanë sulmuar apo synuar trojet e të tjerëve, por kanë zhvilluar vetëm luftime mbrojtëse.

Në një shkrim të historianit Rudolph Denigram, jepet një pasazh bisede mes një zotërie shqipëtar dhe një të punësuari sllav në zonën e Dardanisë, që i perifrazohet vitit 1347. Në të thuhet se zotëria i kënaqur me punën mjaft të mirë të punëtorit sllav, mbasi i bëri një pagesë të mirë i ofroi se çfarë dëshironte tjetër prej tij ?

Përgjigja e punëtorit ishte se dëshironte të ndërtonte në kodren aty pranë një faltore simbolike, të cilën pas disa vitesh e ktheu në një kishe relativisht të mirë. Kjo tregon se objektet e kultit që pretendohet se ekzistojnë, janë krijesa të mëvonëshme të toleruara nga vetë shqipëtarët në trojet e tyre.

Kjo është edhe ajo gozhda e Nastradinit, të cilën me aq shumë zell e trumbetojnë ata që lakmojnë trojet shqipëtare. Kjo do të thotë se ashtu si dhelpra deshi të përzërë lepurin që e mireëpriti në folene e vet, ashtu edhe genocidi i përdorur ndaj shqiptarëve me metodat e shpënguljeve dhe shfarosjes masive, kanë qene objektivi i forcave shoviniste regresive.

Atëherë si spjegohet që aktualisht nuk ka dalë ndonjë politikan objektiv, që të kërkojë falje për paraardhësit e vet, për atë që i kanë rënë në qafë një kombi të caktuar, që i kanë përdorur trojet shqipëtare për të kënaqur orekset shoviniste dhe grabitqare të njerit apo tjetrit mbret, apo krajl ?

Ç’janë këto deklarata të disa politikanëve për të ashtuquajturin rrezik të “Shqipëris së madhe” kur shqipetarët asnjëherë në histori s’kan rrezikuar as pretenduar ndonjë truall të huaj !

A e dini ju politikanë, historianë , sociologë dhe studjues, se kombi shqiptar i ka varrezat e të vrarëve vetëm brenda trojeve të veta dhe asnjë jashtë saj ?

Pra kjo tregon qartë se ky komb ka zhvilluar vetëm luftra mbrojtëse të imponuara nga të huajt dhe asnjëherë luftë mësymëse !

Eshtë plotësisht i saktë deklarimi i z. Koco Danaj, se kemi realisht një Shqipëri natyrale, që është e formuar historikisht, dhe asnjë Shqipëri të madhe. Spekullimet me gjoja rrezikun e “Shqipërisë së Madhe”, synon të mbulojë, pretendimet dhe orekset shoviniste të hijenave shoviniste, që kanë qarkuar historikisht fiset shqipëtare !

Mos harroni zotërinj Europianë !

Ju keni qene ata që i keni përdorur trojet shqipëtare për të kënaqur orekset e kraleve apo mbretërve të ndryshëm në kurriz të kombit shqipëtar, sikur këto troje të kenë qënë për ju një plaçkë tregu…

fane sot 55

Jo më!

Nuk mundeni të talleni me shqipëtarët !

Ju mendoni se edhe tani që e futet Shqipërinë në NATO , megjithëse standartet e ushtrisë shqipëtare nuk plotesonin asnjë nivel të atillë, Ne e hëngrëm sapunin për djathë !

Jo more zotërinj spekullantë politike !

Ne s’jemi aq budallenj !

E kuptojmë mirë se këtë pranim e bëtë që t’i përdorni njerzit shqiptar si “mish për top” aty dhe atëhere kur t’ju duhen. Ne shqiptarët jemi mikpritës dhe shumë tolerantë, por dimë edhe të vlerësojmë mikun, dashamirësin, ashtu si dimë të dallojmë edhe ata që na i kanë me hile.  Anjëherë në histori Europa nuk na ka mbështetur, por vetëm na ka denigruar dhe është munduar të na trajtojëë kurriz të shqipëtareve.

O ju politikane !

Boll me serivilizem ndaj Europës ! Nuk është qëllimi ynë final servilosja as gjunjëzimi,  por shaplosja e identitetit kombëtar! Vetëm Fronti i Majte është alternativa serioze për të treguar vlerat e shqiptarizmit dhe dinjitetin që ky komb meriton në trojet Europiane

Doc. Fane Tarifa