Refleksione mbi Rilindjen

fane tarifa ne focus news

Fane Tarifa  /  Si shprehet karizma e liderit të P.S ? Sa kosekunte janë forcat e majta në pushtet ? A ka vërtet të majtë në pushtetin aktual ?  Cilat janë horizontet e politikbërjes aktuale ? A ka reaksion popullor ndaj politikave të dritanishme ?

1. Pa dashur të marr mbi vehte përgjegjësine e përcaktimit dhe as të vlerësimit të liderit të P.S. nga këndi im i pamjaftueshëm i vështrimit të dukurive konkrete në periudhën aktuale të ndryshimeve politike vërej sa më poshte :

 Së pari karizmën e një lideri e kërkoj dhe e gjej në vizionin e tij të qartë për të ardhmen, në një vizion me dimensione të gjera dhe të thella, në të mirë të vendit dhe të kombit të tij.

Se dyti e shoh karizmën në aftësinë taktike dhe strategjike të përpunimit të mënyrave dhe metodave efektive për mobilizimin popullor .

Se treti e shoh dhe e kërkoj karizmën në forcën e argumentit bindës ndaj gjithë ndjekësve dhe pasuesve për t’i hedhur ata në aksione praktike .

Se katerti e shoh dhe e kërkoj karizmën në aftësinë bindëse, argumentuese dhe interpretuese të liderit ndaj çdo veprimi dhe masë të marrë .

Se pesti e kërkoj dhe e gjej karizmën në vokabularin, oratorinë, në pëlqimin e shprehjes ndaj publikut, në kuptueshmërinë e saktë të qartë e të drejtpërdrejtë të tij.

Se fundi e shoh dhe e gjej karizmën në konsekuencën e fjalëve dhe premtimeve, në sinkronizimin e fjalës me veprat .

Nga ky kënd vështrimi vërej se tek lideri aktual i P.S. ka një rrjedhje të madhe. Në praktikë ka mosperputhje flagrante midis fjalëve, premtimeve dhe veprave. Kjo krijon ngërç dhe zhgënjim sidomos tek ndjekësit dhe pasuesit më besnikë. Në mos gaboj vetë ky lider ka shprehur idenë se, ai përshkrohet nga fryma liberal-demokrate. Kjo e përjashton atë si lider karizmatik të P.S . sepse konkludon që nuk është socialist dhe prandaj përse P.S. aktuale ka në krye një lider që s’përputhet me idetë dhe idealet e saj te majta!

Marr shkas nga premtimet elektorale, bazuar në një emision televiziv ku përballej z. Shkëlqim Cani me z. Genc Ruli, në fund të pyetjes së z. Genc se ku do t’i gjenin paret për shëndetësinë dhe arsimin falas, z.Shkelqim ju pergjigj: Ato pare do t’i gjejmë shumë kollaj.  Do t’ja u marrim juve gjithçka që i keni vjedhur këtij populli !

Të them të drejtën mendova se mbase vërtet kjo Rilindje do të vendoste pikat mbi “I”, se vërtet do bënte diëka për këtë popull. Në fakt me shoqëroi zhgënjimi. Pse mund të thotë dikush ?

Pergjigja është  e thjeshte. Asnjë nga politikanët e djeshëm s’është përgjigjur për atë ç’ka bërë, asnje nuk është dënuar për korrupsion, shpërdorim detyre etj. Kjo nënkupton që leshom të të lëshoj, se ose jane ortak në vjedhje e korrupsion, ose janë përlyer edhe këta dhe kanë frikë edhe nga hija e vet. Me politikat që po ndiqen aktualisht krijohet pershtypja se P.D. qenka forca e majtë dhe P.S. qenka e djathtë, pavarësisht emrit të tyre. Se nuk kam si e spjegoj faktin që një force e majtë në pushtet të rrisë çmimet, sidomos ato të mallrave përcaktuese siç janë nafta dhe energjia .

Nuk e konceptoj dot një politike sociale kur rriten çmimet e produkteve bazë, nga të cilat përcaktohet dhe niveli i jetesës së popullatës! Nuk e konceptoj dot rritjen e moshës së pensionit, kur mosha mesatare në vendin tonë është më e ulët se ajo e vendeve me të cilat synohet të bëhet krahasimi i këtij ligji. Nuk arrij të kuptoj faktin që ende nuk është nxjerrë një panoramë e minimumit jetik, për të përcaktuar edhe marrëdheniet midis faktorëve sociale me ato të ndërhyrjes shtetërore .

Një fakt i dhimbshëm është dhe dukuria që perjetojmë me pushtetarët e tanishëm. Ata në shumë raste ose ende nuk e kanë kuptuar që janë në pushtet, ose kanë frikë nga pushteti që kanë dhe trëmben ose ankohen për forcën e këtij pushteti !

Nuk arrij ta përtyp letrën qe ministri i Brendshem, z. Tahiri i dërgonte Presidentit . Ai me këtë veprim të tregon se, ose është i paafte, ose nuk ka pushtetin ne duart e veta, ose s’ka guximin për t’u përballur me relitetin, ose nuk di të gjejë rrugën më të përshtatshme për të zgjidhur problemet. Ajo letër mua më tingelloi si një lloj qarjeje e një të vogli, që i ka humbur diçka dhe kërkon ndihmë për ta gjetur! Jo more zotëri ! Ti e di mirë se presidenti është i forcës opozitare dhe bën lojën e saj! Kujt i ankohesh ti! Aty me atë leter ti i ke humbur pikët dhe ke forcuar pozitat e kundërshtarit. Nuk është ekuilibër, as tolerance ajo letër, por vetëm shenjë dështimi!

Flitet shumë për institucione të pavarura etj, Plebeshiti popullor që shumë politikanë i referohen shpesh, edhe vetë  lideri i P.S , ju dha juve në duar shtetin. Tashmë ju ende nuk jeni në gjëndje të merrni edhe pushtetin. Flitet për Shik, kur ai survejon edhe vetë kryeministrin, nga i cili varet. Ç’farë force ka ky kryeministër që e survejon objekti që ai ka në varesi ?! Ende vetëm përfolet sistemi i drejtësisë, i cili është dhe “thëmbra e Akilit” në fushën e korrupsionit . Po çfarë ka bërë kjo qeveri në këtë drejtim, kur ende Prokurori i Përgjithshëm ështe po ai i pari, kur në sistemin e drejtesise janë po ata që kanë qene, bile edhe të blinduar ?!

Ja pra asgjë! Gjithë administrata aktuale, pavarësisht tymnajës së P.D, është ende po ajo që ka qene. Sigurisht ajo i minon themelet e pushtetit të brishtë. Qeveria stepet ndaj sulmeve të opozitës, edhe për disa ndryshime tepër të pjesëshme të administratës. U mungon si guximi ,ashtu dhe aftësia argumentuese .

Me duket tejet bajate argumenti që e dëgjojmë shpesh nga disa ndjekës justifikues se për hatër të marrjes së statusit nga B.E ne Qershor, duhet të durojmë deri atëhere. Të dashur bashkombas kudo që jeni! Mos vallë e mendojmë se me hyrjen në B.E do hamë me lugë floriri ,se marrin fund hallet dhe problemet tona?

Unë mendoj që jo. Historia ka treguar se popullin dhe vendin tonë vetëm e kanë coptuar, sulmuar dhe vetë populli e ka nxjerre gjithnje “gomarin nga balta ” ! Hyrja në B.E nuk është çelsi magjik. Sigurisht është një faktor pozitiv dhe ndihmës, por jo vendimtar. Faktor vendimtar për përparimin e vendit janë puna dhe prodhimtaria jonë e popullit tonë, janë përdorimi racional i burimeve tona tejet të pasura natyrore .

Sa për pasuritë e mbitokës dhe nëntokës, vendi ynë është vërtet i bekuar, por fatkeqësisht frytet e tij i gëzojnë të huajt , të cilëve ju janë dhënë për një kafshatë me koncension, në dëm të interesave të popullit. S’mund të spjegohet që Shqipëria ështe një nga vëndet më të pasura me burime hidrike dhe të ketë probleme me ujin!

Shqipëria lundron mbi naftë dhe naftën tonë për një copë bukë e shfrytëzojnë të tjerët, sepse disa pushtetare kanë mbushur xhepin e tyre, dhe jua kanë falur të huajve. Pasuritë tona minerare janë të çmuara, si ato të kromit dhe të bakrit edhe me elemente të rralla si plutonium, Selen, Telur,  Ar etj . Pasuri që faktikisht i marrin dhe i çfrytëzojnë të huajt falas në kurriz të popullit.

Nga ky kënd vështrimi kam të drejtë të shtroj pyetjen se a ka forcë politike të majtë në Shqipëri?! Me rezulton se e ashtuquajtura e majtë është më e djathtë se vete e djathta .

Nga vetë shpalosjet e realitetit, të marrjes së borxhit, dhe efektivitetit të tij, sigurisht ne interes të kombit, vrehet një zhgënjim i madh i vetë bazës sociliaste. Nga vetë sjelljet e pushtetarëve, nga ecuria e administratës, nga raportet dhe qëndrimet ndaj gjyqesorit, nga masat shtërnguese, taksimet etj. Zhgënjimi vjen e rritet dhe pakënaqësia do rezultojë me dështim të politikave qevërisese. Me keqardhje e them se edhe unë fillimisht isha një mbështes i rilindjes, por tashmë po krijoj gjithnjë e më shumë bindje se po ndiqen opolitika jo të sakta dhe në kundërshtim me aspiratat e majta! E shoh një rrëze shpresë, por jo në politikanët e blinduar “profesioniste ” të majtë, të djathtë e të qendrës, që kanë uzurpuar politikën shqiptare, por në një shkëndije të re. Kjo shkëndije që me ushqen pakëz shpresat është vetëm LDSH, e cila s’ka asnjë lidhje dhe motivim me spektret aktuale të politikës shqiptare, por që ka një synym madhor: INTERESAT KOMBETARE NE PLAN TE PARE!