Reporterët pa kufij : Liria e shtypit në ekstradim, Shqipëria në vendin e 76-të

Aktualitet Foto e Ditës Kryesore

Sot në 2017 gjendja e lirisë së shtypit e pasqyron gjendjen e lirë të shtypit në një botë me sulme të përditshme, në një kohë kur propaganda dhe shtypja e lirive të rritet edhe në vendet demokratike, kjo sipas raportit vjetor të Reporterëve pa Kufij ( RSF).

Indeksi botëror të lirisë së shtypit përpiluar nga RSF, që nga viti 2002, mat lirinë e shtypit në 180 vende në bazë të nivelit të pluralizmit, pavarësisë së mediave, dhe në respektimin dhe sigurinë e gazetarëve. Sipas Indeksit botëror viher re se janë vendet e Evropës Veriore ato që renditen në vendet e para përsa i përket lirisë së shtypit, por edhe ndonjë vend nga kontinentet e tjera.

Tendenca për lirinë e shtypit është e dukshme edhe në Evropën tradicionale, Finlanda, e cila mbahej si lidership ka humbur pozitën e saj të lartë si vendi më liberal në lidhje me shtypin për të klasifikuar në vendin e tretë, duke ja lënë Norvegjisë, ndërsa Suedia u ngjit me gjashtë vende duke u renditur në vendin e dytë në listë.

Mënyra sesi vendet demokratike përballen me pikat kritike të një shtypi të lirë, është shqetësuese për të gjithë ata që e kuptojnë se sa e brishtë mbetet dhe askush nuk mund të garantojë situatën në çështjet kritike. Shqipëria renditet në vendin e  76-të, duke lënë pas Greqinë që renditet në vendin e 88-të, Izraelin në 91, turqinë në vendin e 155, mbështetur në listën e paraqitur nga RSF.

​Liria e shtypit është kërcënuar në modelin triumfë të udhëheqësësve autoritarë. Kështu udhëheqja e Jaroslaw Kaczynski në Poloni udhëhoqi vendin, duke ndikuar që shtypi i këtij vendi të bjerë në vendin e 57-të në vitin 2017, pas paraqitjes mbresëlënëse që kishte në vitin 2016, duke u renditur vendin e 29, në një kohë që Hungaria ra 12 vende më poshtë dhe renditet në të 71, si dhe Franca në atë të 39.

Sot Evropa vazhdon të ruajë indeksi e ulët të shkeljeve të lirisë së shtypit, ndërsa zgjedhja e presidentit e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë sinjalizoi rënien në lidhje për lirinë e shtypit në SHBA. Presidenti i ri i SHBA nisi një gjueti shtrigash kundër gazetarëve. Ai akuzoi ” se në shtypi përfshihen njerëzit më të pandershme e njerëzimit në tokë” në të njëjtën kohë mjedisi ishte përhapur lajme të rreme. Kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet më të konsiderohet si një vend që mbron lirinë e shtypit…nga mbrojtja e lirive të shtypit. Por edhe në Ballkan ka si kryeministri Rama, që quajti mediat “plehra” dhe “një kërcënim të madh për shoqërinë”. Sulmi i kryeministrit ndaj mediave të “kazanit” siç i quan ai mediat që nuk i pëlqejnë u përsërit edhe gjatë një takimi që pati më 20 dhjetor 2016 me pensionistët. Këto dëshmojnë qartë se viti 2017 do të jetë akoma më i vështirë për mediat dhe gazetarët kritikë dhe investigativë, pasi janë edhe zgjedhjet parlamentare. Rastet e presionit të drejtpërdrejtë nga politika dhe përpjekjet për të mashtruar gazetarët ka ndodhur në Uruguaj, që ra pesë vende, duke u renditur në 25, ndërsa Kili humbi dy vende dhe renditet në të 33-tën. Janë dy vende të ngjashme që kanë regjistruar presionin e qeverisë me qëllim të kufizojnë mbulimin e ngjarjeve të korrupsionit.

Izraeli që shpesh ndigjohet për të quajtur si  “demokracia e vetme në Lindjen e Mesme,” ka personalisht presione nga kryeministri Netanyahu, i cili tregon paragjykim të dukshëm në drejtim të gazetarëve, duke e renditur këtë vend në 91. Turqia e sulltanit “modern” mbetet në pozitën e 155, pavarësisht nga përndjekjet e gazetarëve që bëri Sulltani Erdogan, pas dështimit të grushtit të shtetit në korrik 2016, ku dita në ditët arrestimet vazhdojnë. Në listën në pesë të fundit janë vënë vendet si Turkmenistan ne vendin 178-të, Eritrea në atë të parafundit dhe në vendin e fundit në listën e RSF është Koreja e Veriut.

Disa vende që janë para Shqipërisë për nga liria e shtypit:

Norvegji, Suedi, Finlandë, Danimarkë, Hollandë, Kosata Rika, Suedi, Xjamajka, Belgjik, Islandë, Austri, Estoni, Zelandë e Re, Irlandë, Luksemburg, Gjermani, Sllovaki, Portugali, Australia, Kanada, Namibi, Urugua, Gana, Rep. Çeke, Spanjë, Qipro, Kili, Andora, Sllovenia, Francë, Rumania, Malta, Itali, Poloni, Senegali, Nigeri, Serbi, Korea Jugut etj.

Disa vende lë pas Shqipëria për nga liria e shtypit:

Guinea, Benin, Armeni, Moldavi, Tanzani, Siera Leone, Togo, Peru, Nikaragua, Mozambik, Liberi, Kenia, Panama, Tunisi, Leban, Brazil, Kuvajt, Nepal, Timor, Ekuador, Mali i Zi, Bolivi, Gabon, Bullgari, Paraguaj, Maqedoni, Ugande, Mali, Maldives, Guatemala, Avganistan, Nigeri, Katar, Indonezi, Angola, Filipine etj.