Revista Politico: Rama, lideri i fundit në Europë

Kryesore Lajme

rama ne focus news -3Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është renditur si lideri më i dobët dhe i parëndësishëm i Europës nga revista prestizogje Politico, e cila konsiderohet si organi mediatik më afër zërit të Bashkimit Europian.

Në një artikull të titulluar “Matrica e pushtetit: të rendisësh liderat dhe ambasadorët e Europës”, revista e cilëson Ramën dhe ambasadoren shqiptare në BE, Suela Janina si dy zyrtarët më të parëndësishëm në Europë. Sipas Politico, renditja paraqet se cilat lidera kombëtar janë efektivë në kombinimin e forcave me ambasadorët e vendit të tyre në Bashkimin Europian për të siguruar pushtet dhe influencë brenda BE. Sipas kësaj renditje Edi Rama rezulton i fundit, madje më poshtë edhe se Gruevski, lideri autoritar i Maqedonisë i urryer në Europë. Sipas revistës në vendin e parë, si udhëheqësja më e rëndësishme në Europë renditet Angela Merkel. Pas kancelares së fuqishme gjermane, në vendin e dytë vjen kryeministri britanik david Cameron dhe në vendin e tretë Francois Hollande.