Do të riorganizojë PS në Athinë

1334

bekimi ne focus

Bekim Hoxha një nga figurat më të shquara në PS në Athinë, në një intervistë për Focus News shpreh me indinjatë dhe keqardhje gjëndjen aktuale të kësaj strukture në Athinë. I indinjuar flet për braktisjen nga të gjithë ata që më pare e përgëzonin për punën e tij të mire, me një letër në dorë tregon se si kreu i PS-së, zoti Edi Rama personalisht e përgëzon për kontributin maksimal që i ka dhënë kësaj strukture. “Dua të të siguroj se në punën dhe përpjekjet e tua në mbështetje të Partisë Socialiste nuk do të jesh kurrë vetëm, dhe se kontributi yt nuk do të harrohet”. Këto janë fjalët e kryeministrit të sotëm dhe kreut të PS drejtuar zotit Bekim Hoxha, më 30 /12/2012 koordinatorit për rrethin e Elbasanit.

bekim hoxha 1

Është një fakt që pas zgjedhjeve të 23 Qershorit të 2013, PS-ja në Greqi po kalon një nga periudhat më të vështira që nga krijimi i saj. Faktorë vendimtarë në shkatërrimin e saj të plotë janë vetë drejtuesit e qendrës me protagonistë Erion Veliaj, dhe Artur Qirici, që ndikuan në gjëndjen e sotme ku ndodhet PS këtu në Greqi na thotë Ai. Në mbyllje të bisedës flet përpërpjekjet që po bën për riorganizimin e kësaj strukture për ti dhënë asaj fizionomin e duhur. Në Ps duhen njerez të pastër dhe jo të korruptuar…

letra 2

Kush është Bekim Hoxha?

Unë jam kryetar dhe koordinatori i PS të rethit të Elbasanit për Dega Greqi. Gjatë gjithë punës dhe përkushtimit tim kam ngritur dhe tetë organizata të tjera në Athinë, dhe për këtë ndihem mire. Kam punuar si Bekim dhe do punoj për Partinë Socialiste këtu në Greqi edhe pse sot gjerat nuk po shkojnë dhe aq mire.

Përse jini i pakënaqur nga PS-ja?

Une  personalisht jam i pakënaqur nga drejtusit e PS, Dega në Greqi, pasi pashë mashtrues si Artjan Qirici, ku para votimve më rinte mbrapa mua si zagar, që unë të hapja organizata socialiste të reja në Athinë.

Jeni i zgjedhur apo i emëruar nga lart?

Jam zgjedhur dhe nuk jam i emëruar ashtu si është vepruar kohët e fundit. Jam i zgjedhur në Asamblenë e PS, Dega në Greqi

Kush janë këta që ju kanë mashtruar?

Po, është vetë kryekoordinatori i kësaj strukture në Greqi z. Artjan Qirici dhe ndihmësi i tij Agron Birbo të cilët premtuan shumë gjera dhe sot na kanë kthyer kurrizin. Në këta njerëz do ti largojmë me riorganizimin e ri qe do të bëjmë dhe për këtë po punojmë.

Si janë marrëdhëniet tuaja ?

Mardhëniet me PS këtu janë shumë keq, sepse Artjan Qirici dhe Agron Birbo prishen PS, Dega në Greqi, aq sa kohët e fundit festat që bën këtu në Greqi siç qe festa e përvjetorit tani e festuan me njerëzit që nuk kanë dhënë kontribut fare. Edhe kur erdhi zoti Bushati këtu ne Athinë dhe që bëri një takim me emigrantë, këta nuk na thirrën, si dhe më e keqja ishte se dhe vajtën për darkë në Lutraq dhe atje morrën pjesë  presona qe nuk kishin lidhje fare me PS.

Sot në PS, Dega në Greqi ka shumë pakënaqësi?

Si të mos ketë pakënaqësira kur shikon se si emërohet nga lart Artur Bibe, me këtë njeri nuk kam punë fare, pasi nuk është ky që më ka mashtruar, por janë të tjerë. Por edhe mardhëniet me Artur Biben nuk mund të jenë të mira, pasi emërimi i tij ka larguar të zgjedhurin Besim Mero

Ju sot po bëni përojekje për një riorganizim të ri?

Sot, ne jemi duke bërë nje PS të re, me një fytyrë të re këtu në Athinë, pasi socialistët janë të zhgënjyer nga drejtuesit e PS këtu në Greqi, po ashtu edhe 8 O.S  e mija thonë që mashtruesit të largohen dhe në krye të saj të vihen njerëz me vlera dhe jo mashtrues. Në mbyllje unë si Bekim kam punur shumë e do punojë akoma me shumë për të pastruar që të zhduken mashtruesit nga kjo strukturë socialiste

bekimi-rama

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: