Organizata ndërkombetare “People Movin”, e specializuar për analizimin e shifrave të ecurisë së emigracionit dhe lëvizjeve demografike në të gjithë botën, ka publikuar shifrën e emigrantëve shqiptarë nëpër botë. Ata janë një milion e 438 mijë e 451 shtetas shqiptarë që gjënden si emigrantë në bote. Pjesa dërrmuese e emigrantëve gjënden në Greqi, rreth 680 mijë, në Itali, mbi 520 mijë, Maqedoni, rreth 91 mijë, SHBA, 83 mijë e më pak në vende si Australia, 2.600 vete, etj. Organizata “People Movin” ka publikuar se popullsia në vendin tonë është më pak se 3 milionë vetë, ekzaktësisht 2,986,952 njerëz.
Nëpër botë gjënden mbi 215 milionë emigrantë të cilët jetojnë përkohësisht, pa afat të përcaktuar kohëzgjatje qëndrimi, në vënde jashtë atdheut të tyre. Ndërkohë, destinacionet kryesore për emigrantët janë SHBA-ra me 42.7 milione , Rusia me 12.2 milionë, Gjermania me 10.7 milione etj.
Tabela:
Popullsia në Shqipëri: 2,986,952
Emigrantët shqiptarë nëpër botë: 1,438,451
Greqi: 676,846
Itali: 522,647
Maqedoni: 91,128
SHBA: 83,018
Gjermani: 15,964
Kanada: 11,985
Turqi: 3,712
Britani: 3,065
France: 3,037
Australi: 2,628
10 destinacionet kryesore
SHBA 42,788,029
Rusi 12,270,388
Gjermani 10,758,061
Arabia Saudite 7,288,900
Kanada 7,202,340
Britani 6,955,738
Spanje 6,900,547
France 6,684,842
Australi 5,522,408
Indi 5,436,012