Rriten azilkërkuesit nga Ballkani

896

Rriten azilkërkuesit nga Ballkani Muaji tetor i vitit 2012 shënoi pikun e kërkesave për azil për shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Raporti i Zyrës për Mbështetjen e Azilit Europian, EASO, që u publikua të hënën tregoi se ekziston një rritje prej 49% e kërkesave për azil nga shtetas të Ballkanit Perëndimor. Në total janë 53 mijë aplikues krahasuar me totalin mbi 335 mije dhe shifrat që i përgjigjen Ballkanit Perëndimor janë më të larta se numri i tyre nga Siria dhe Afganistani të marra së bashku. Pas publikimit të raportit, negociatori i Parlamentit Europian, deputeti konservator spanjoll Agustin Diath de Mera arriti një marrëveshje me vende anëtare në muajin qershor për të rivendosur përkohësisht sistemin e vizave për të gjithë ata që vijnë nga Ballkani Perëndimor. azil

Teksti mbështetet mbi një dosje ekzistuese për të përmirësuar rregullimin e vizave që do t’i lejojë ndër të tjera komisionit të rivendosë vizat, mbështetur mbi disa kushte. Sipas Meras, teksti ka mbështetjen e grupeve të djathta dhe liberale në Parlament. Por eurodeputetja socialiste Tanja Fajon e cilesoi “të pabalancuar”. Sipas saj, “teksti i heq Parlamentit forcën për të mbikëqyrur vendimet që u lejojnë vendeve anëtare të vënë në zbatim kufizimet”. Vendet anëtare do të shikojnë qëndrimin e Parlamentit Europian për klauzolën mbi pezullimin e vizave javën e ardhshme. / Top Channel




Këtë e pëlqejnë %d blogues: