Rusia test NATO-s për të destabilizuar Ballkanin

Opinion

 

AZEMI-PORTRETAzem PARLLAKU  /  “Vëllazëria Sllave 2016” është moto e manovrave ushtarake ruse në Serbi. Një teatër “lufte” me pjesëmarrjen e flotës ajrore dhe trupave në terren nga Serbia dhe Bjellorusia.

Në të njejtën kohë forcat e NATO-s, pritet të kryejnë një manovër të përafërt në Mal të Zi. Në pikënisje, të dy manovrat janë të planizuara për reagimin e strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes, përkundrejt kërcënimeve, më ekstremi ai i kundërpërgjigjeve ndaj sulmeve me armë kimike.

“Stërvitjet trembëdhjetë-ditore në Serbi që janë quajtur “Vëllazëria Sllave 2016”, do të fillojnë të mërkurën, dhe në anën tjetër, forcat e NATO-s do të kenë stërvitje të hënën në Mal të Zi, në programin pesë-ditor që simulon reagimin në zonat e përmbytura dhe mënyrat e reagimit të sulmeve me armë kimike. Aty do marrin pjesë trupa ushtarake nga shtatë vende të NATO-s po ashtu edhe dhjetë vendeve partnere”, ka njoftuar britanikja Independent.

rusia test natos-3

Kjo do të ndodh pikërisht në kohën e rritjes së tensioneve mes Moskës dhe Aleancës, dhe shumë analistë të fushës së sigurisë, po i vlerësojnë manovrat ushtarake paralele, në linjën e ashpër të marrëdhënieve mes Perëndimit dhe Rusisë të acaruara për shkak të gjendjes në Siri e cila është e shkatërruar nga lufta.

Skenarët e “Luftës së Tretë Botërore”, po fitojnë terren, teksa nga Pengagoni ka zëra se “lufta” e Rusisë është jashtëzakonisht vdekjeprurëse dhe shumë shpejt mund të prodhoj dhunë që nuk është parë për 60 vjet. Përplasjet NATO-Rusi tashmë janë të hapura. Vetë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, Jens Stoltenberg, e ka pranuar se ka pasur replika serioze e pa doreza, qe e përkthyer nga gjuha e diplomatëve do të thotë: edhe pak dhe do të përdornim grushtat. Angazhimi i shtuar ushtarak i Rusisë në kufijtë e Europës i ka detyruar NATO-n dhe shtetet më të rëndësishëm të Perëndimit të tregojnë se zotërojnë aftësi për t’u përballur me Vladimir Putinin. Në përpjekjen më të madhe prej Luftës së Ftohtë, NATO dhe Rusia nuk po ngurojnë të shpalosin doktrinat dhe arsenalin  ushtarak që zotërojnë. Në këtë rast, ngjashëm me shpresat aktuale rreth konsensit mbi Sirinë, ata që ndoqën qasjen ‘suksesi-prodhon-sukses’ gjendeshin kryesisht në Moskë në vend se në Uashington, ku skepticizmi i thellë në lidhje me marrëdhëniet SHBA-Rusi mbretëron që nga koha e ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë. Duke parë këtë vlen të kthehemi pas në vitet ‘90, kur administrata Klinton sdetyroi një Rusi të dobët të pranojë në heshtje zgjerimin e NATO-s dhe  ndërhyrjet e NATO-s në ish-Jugosllavi. Këto lëvizje riorientuan në mënyrë dramatike këndvështrimin e elitës politike ruse (dhe atë publike) ndaj Shteteve të Bashkuara dhe qëllimeve të saj të politikës së jashtme, duke krijuar një bazë të gjerë mbështetje të brendshme që gëzon sot presidenti rus Vladimir Putin. Në të njëjtën kohë, disa besojnë se një sukses në Siri, do të dëshmontr, se të dyja vendet mund të punojnë së bashku për të trajtuar problemet serioze ndërkombëtare, pavarësisht dallimeve të tyre të tjera. Kjo pikëpamje e fundit, ndoshta është mbajtur më gjerësisht në mesin e elitës së politikës jashtme të Moskës, ku angazhimi me Shtetet e Bashkuara besohet se çertifikon aspiratat ruse për një rol të njohur ndërkombëtarisht si një fuqi e madhe.

Shefi i ushtrisë amerikane Gjenerali Mark Milley, para disa ditësh ka  paralajmruar, që SHBA-të janë të gatshme të shkatërrojnë armiqtë e tyre, përmes disa komenteve të cilat ishin drejtuar qartë ndaj Rusisë.

“Dua të jem i qartë për ata qe dëshirojnë të na shkaktojnë dëme, ushtria e Shteteve të Bashkuara pavarësisht sfidave që kemi, pavarësisht tempos tonë operacionale dhe gjithë asaj që jemi duke bërë do t’ju ndalojmë dhe do t’ju mundim rëndë, ashtu siç nuk keni qenë të mundur më herët. Mos bëni gabime rreth kësaj“, ka deklaruar Milley.

Për më tepër Milley ka thënë që konflikti i radhës do te jetë eksperienca më vdekjeprurëse që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe do të përfshijë luftime në zona urbane të populluara. Milley bëri të qartë qe po fliste për Rusinë, përderisa citoi një zyrtarë të lartë rus i cili kishte thënë “Rusia mund të hyjë në luftë konvencionale në Evropë dhe ta fitoj atë”. Në dy vendet ballkanike ku manovrat militare priten të implementohen, Mali i Zi, pro-perëndimor, ndërsa Serbia duke luftuar të jetë në kthetrat e Moskës, nuk është çudi, që prej së këndejmi historia të përsëritet, duke prodhuar një strategji të dyfishtë të: dialogut, kërcënimit, apo parandalimit.