Në betejë kundër programeve të papunësisë më një kosto prej 1,5 miliardë euro. Kështu ka deklaruar kryeministri grek Samaras ku prioriteti për dyvjeçarin e ardhshëm, duke njoftuar një sërë programesh për të krijuar 440,000 vende punësimi gjatë viteve 2014-2015 . ku 80 % e punësimit do të bëhet në sektorin privat , dhe vetëm 20 % në sektorin publik .
” Goditja e papunësisë është qëllimi ynë parësor , ka theksuar Samaras , duke vënë në dukje se ” pas gjashtë viteve të recesionit qeveria ndaloi rritjen e papunësisë , ndërsa hapi tjetër dhe më e rëndësishme është ulja e saj” .
Aktualisht Greqia ndodhet në një krizë të lartë të papunësisë, duke zënë vendin parë për të rinjtë e papunë në BE ( për muajin dhjetor të 2013(, sipas të dhënave të zyrës statikore Evropian Eurostat . Papunësia në Greqi është në 27.8% (deri në tetor), në një kohë që ka shënuar gjithashtu rritjen dytë më të madhe të papunësisë, me një rritje me 1.7 pikë, nga 26.1% që ishte u rrit në 27.8% – në krahasim me tetor të vitit 2012.