Schulz: Fundi i Schengenit, katastrofike për Europën

Rajoni

shuls ne focus-2Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz është shprehur se efektet e fundit të Shengenit do të ishin katastrofike për kontinentin në fjalë.
“Efektet e dhënies fund të Shengenit, do të ishin katastrofike për Evropën. Më duket se shumë prej atyre që këto ditë bëjnë thirrje për mbylljen e kufijve, nuk duan të shohin efektet katastrofike”, tha ai në një interviste për “Passauer Neue Presse”. Gjithashtu Schulz shprehet se parashikon dëme ekonomike dhe rritje të papunësisë.