Senatoriumi nuk e meriton këtë gjëndje

Shpetim Zinxhiria /  Ky spital që mban një nga emrat më të nderuar të mjekësisë shqiptare përbën sot një realitet të hidhur për çdo shqiptar që i shkel këmba në ambientet e tij. Fati i keq më solli pak muaj më parë të jetoja për më se dy javë këtë gjëndje të turpshme. Konkretisht në dhomën nr.12 në katin e dytë në të cilën kishim shtruar një të sëmurë gjëndja ishte e turpshme. Më shqetësuese ishte se muret e dhomës pothuajse në gjysmën e lartësisë ishin tërë igrasi, gjë që rëndonin akoma më shumë shendetin e pacientit.spitali-igrasia

Në hyrrje të dhomës suvaja e murreve ishin të gremisua dhe mungesa pllakash.spitali murret

Një tavolinë në dhomë dhe një tjetër e braktisur në ballkon, si dhe dy tre karrige të ndryshme ishin marrë nga jashtë ( plehra) dhe ishin futur brenda nga vetë pacientët. Karrige plastike apo prej kashte të vjetra e të pista përbënin lluksin e dhomës. Se nga kishin ardhur këto sende e mësuam ditë më pas. I kishin marrë nga plehrat aty afer..

spitali karrigia

Në banjot e këtij kati mungojnë dushet, qe janë zevendesuar si nje depo, aq sa pacientët janë të detyruar të ikin fshehurazi duke i lënë në dorë ndonjë lekë rojes së Senatoriumit.

spitali dushi

 

spitali-tavolina

Tek prisja në koridor një grua e moshuar nga Këlcyra ulur afer meje po më thoshte, se  mjekët e detyruan atë të merrte një kredi prej 5 milionë lekësh, nëse kjo e fundit donte të shtronte burrin dhe të mjekohej aty me shpresë për të mos i ja prerë këmbët. Por mbas një qendrimi prej tre muajsh në spital burrit ja prenë më thotë dhe se kredia u muarr dhe u blenë kostume mjekeve. Tek po më tregonte aty pranë kaloi një ndihmës mjeke dhe gruaja me ton të lartë për ta ndigjuar të gjithë që ishin aty tha ja kjo më kërkoi dhe më mori 500 mijë lekë.

Një ditë tentova dhe ju afrova ministrit të Shëndetësisë, i cili erdhi këtu për të inaguruar nje shtese te spitalit, por truprojat e tij më ndaluan që ti thoja për gjëndjen që ekziston thotë gruaja e moshuar. Lekët i pagova në borxh u futa dhe së fundit burrit i prenë këmbën.

Lidhur me gjëndjen e mjerueshme i indinjuar ja përcjellë shefit të pavionit, i cili me një ironi mu shpreh se këto janë kushtet tona. Një ironi nqë nuk i shkon përshtat përpjekjeve  të një pjesë të mirë të mjekëve të tij të cilët bënin të pamundurën për ti shpetuar jetën njerëzve.

Senatoriumi është kthyer edhe një një bisnes të vertetë në kundështim me ligjet e vendit, kur me ton të lartë flitet për një mjekësi falas nga ana e shtetit.spitali karrige plastike

Faktikisht sebashku me djalin e vëllait dhamë gjak, por më pas ai gjak u shit rreth 40 mijë lekë. Nuk e di se si mund të ndihet ndokush qe i përgjigjet vullnetarish thirrjes për dhënien e gjakut, dhe ky i fundit shitet, ashtu siç shiten corrapet për të sëmurret që do operohen apo sende të tjera të nevojshme.