SHBA nuk njeh zgjedhjet në Venezuelë

1003

chavezzzzzz1804

Mbështetës të Caprilës protestojnë kundër rezultatit të zgjedhjeve me parrullat: Nuk duam një Chavez të dytë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të njohin Nicolas Maduro si President të Venezuelës dhe as qeverinë që ai do të përcaktojë, pas parregullsive të shumta të evidentuara në zgjedhje. Maduro, trashëgimtari i presidentit Chavez, mundi në zgjedhjet e 14 prillit rivalin Capriles me një diferencë të ngushtë, në një proces ku u verifikuan shumë dyshime. Si rrjedhojë, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se Uashingtoni nuk është ende i gatshëm që të njohë qeverinë e re venezueliane. Fitorja e ngushtë e Maduros është refuzuar të pranohet edhe nga Capriles, i cili ka kërkuar rinumërimin manual të votave, diçka që është përjashtuar si teknikisht e pamundur nga Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve. Në ditët pas zgjedhjeve, një seri protestash janë realizuar në qytetet më të mëdha venezueliane, në të cilat janë regjistruar edhe shtatë viktima, në përplasjen e manifestuesve me policinë.Pas numërimit zyrtar, rezulton që Maduro të ketë marrë 50.7% të votave kundrejt 49.1% të Capriles-it, me një diferencë totale midis dy kandidatëve prej 300 mijë votash. Sipas Capriles, kishte pasur më shumë se 3. 200 incidente në zgjedhjet e së dielës, të cilat kërkojnë hetime. Votimet në Venezuelë ishin të parakohshme dhe u mbajtën pas vdekjes së Hugo Chavez-it më 5 mars. Maduro, një ish-shofer autobusi, i cili u rrit në detyrë duke u bërë zëvendëspresident dhe krahu i djathtë i Chavez-it.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: