Shëndeti nuk është privilegj o shteti im

1117

shendeti 1

Shëndeti nuk është privilegj o shteti im, nuk bëhet me fushata… Qeveria mesa duket ka zgjidhur qesen lidhur me shërbimin në sektorin e shëndetësisë, kjo u pa edhe disa ditë më parë me anën e një fushate publikuar edhe në mediat tona mjeramane…

Konkretisht:

“Si Je?” – Fushatë Ndërgjegjësuese dhe Komunikimit Publik për Programin e Kontrollit Mjekësor Bazë Pa Pagesë për Popullatën 40-65 Vjeç. Ministria e Shëndetësisë lançoi sot (04/12/2014) fushatën ndërgjegjësuese dhe informimit publik – “Si Je?” – e cila, fton të gjithë shqiptarët e grupmoshës 40-65 vjeç, që një herë në vit, të paraqiten në qendrën e tyre shëndetësore pranë vendbanimit dhe të kryejnë kontrollin shëndetësor bazë pa pagesë. Në zbatim të një prej zotimeve themelore programore në sektorin e shëndetësisë, Qeveria Shqiptare mori më 2 Prill 2014 një vendim shumë të rëndësishëm, atë të përcaktimit të mënyrës së realizimit të kontrollit mjekësor bazë për shtetasit e moshës 40-65 vjeç, dhe ky është edhe hapi i parë i rëndësishëm dhe konkret, drejt kalimit të sistemit të kujdesit shëndetësor në Shqipëri në mbulim universal. Kontrolli Shëndetësor Bazë është një program kombëtar, pa pagesë për përfituesit e tij, që synon depistimin e popullatës për faktorët e rrezikut dhe sëmundshmërinë më prevalente me qëllim kujdesin për shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve, zbulimin e hershëm të çrregullimeve, mjekimin në fazat e hershme dhe përmirësimin e kulturës shëndetësore, prej të cilit do të përfitojnë të gjithë shtetasit e grupmoshës 40-65 vjeç me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë.

Profili i Fushatës

Kjo fushatë i’u drejtohet së pari, të gjithë shtetasve të grupmoshës 40-65 vjeç me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, të identifikuar nga të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të regjistrit elektronik që administrohet nga mjekët e përgjithshëm të qendrave shëndetësore; dhe gjithashtu, grupi dytësor i synuar i saj, janë të rinjtë, prindërit, familjet, institucionet publike qeveritare dhe joqeveritare, si dhe publiku i gjerë.

Qëllimi i Fushatës

Të bëjë të njohur programin e kontrollit mjekësor bazë pa pagesë për popullatën 40-65 vjeç, por edhe për publikun e gjerë në Shqipëri; si dhe,të ftojë gjithë shqiptarët e kësaj grupmoshe, që një herë në vit, të paraqiten në qendrën e tyre shëndetësore pranë vendbanimit dhe të kryejnë kontrollin shëndetësor bazë pa pagesë.

Filozofia e Kontrollit Mjekësor Bazë

Shëndeti është një aspiratë e përbashkët njerëzore e përparësisë më të lartë dhe kjo qëndron në thelb të ekzistencës së një shoqërie moderne. Nisma botërore e OBSH-së, “Shëndeti 2020” [Health2020], e bën të qartë se përmirësimi thelbësor i shëndetit mund dhe do të arrihet kur në të përfshihemi të gjithë, e “gjithë shoqëria” dhe e “gjithë qeveria”, duke synuar mbrojtjen e popullatës nga kërcënimet mbi shëndetin, që njerëzit të jetojnë cilësisht më gjatë, duke ndihmuar gjithashtu edhe mbrojtjen e shtresave të pambrojtura të shoqërisë. Kjo përqasje na ofron mundësinë të fokusohemi te shëndeti dhe ruajtja e tij, dhe jo vetëm te sëmundja dhe kurimi i saj.

shendeti ne focus




Këtë e pëlqejnë %d blogues: