Shkarkime dhe emërime në Policinë e Shteti

Aktualitet Kryesore

Drejtues policie në rrethe janë zëvendësuar në Policinë e Shtetit, duke lëvizur në qarqe të ndryshme.

Kështu Ardian Çipa, drejtor i përgjithshëm i krimit të organizuar dhe hetimit të krimeve të rënda, zëvendësohet në këtë post nga Idajet Faskaj. Faskaj aktualisht kishte detyrën e Drejtorit në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet në policinë e Shtetit.

Sokol Selfollari, deri tani Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit te Organizuar dhe Krimet e Rënda. Aida Hajnaj, deri tani Shef i Sektorit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin. Ajo zëvendëson në këtë post Genc Merepezën. Sokol Bizhga, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Studimeve Strategjike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike. Shkëlqim Saço, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit Strategjik, në Drejtorinë e Studimeve Strategjike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë e Studimeve Strategjike. Niko Brahimaj, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Pergjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda. Fredi Agastra, deri tani Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë e Standarteve Profesionale, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Gjovalin Loka është emëruar drejtor i policisë në qarkun Shkodër, Dylaver Shimaj në atë të Beratit, Alfred Çepe në Durrës, Arben Dashi në Elbasan, Ardi Veliu në Tiranë, Albert Nushi në Fier, Gentjan Shehaj në Vlorë, Bledar Çeliku në Lezhë, Arben Skendo në Korçë. /gj.m/