Në 23 vite janë vrarë 6.259 qytetarë

1240

policia 5555

Në bazë të një raporti të publikuar në media për numrin e të vrarëve në Shqipëri rezulton se në 23 vitet e fundit janë vrarë plot 6.259 persona. Mesatarisht nga 272 njerëz në vit. Konkretisht, për vitin 1997, u vranë 1.542 persona. Shqipëria gjatë 23 viteve të fundit ngjan sikur të ishte në luftë. Numri I të vrarëve është shokues për një vend të një sistemi demokratik që synon të integrohet në BE.  6.259 persona  janë vrarë nga armët e zjarrit dhe armët e ftohta në të gjithë vendin, duke treguar se humbja e jetës në Shqipëri bëhet me një lehtësi që nuk gjen në asnjë vend tjetër të Evropës.

Shokues ishte emisioni “Debati” në Channel One të së enjtes, ku u diskutua situata kriminale në Shqipëri, ku gazetari Roland Qafoku me një shqetësim solli nga arkivi I tij personal të gjitha vrasjet për 23 vjet rresht, që nisin që nga viti 1990, vit kur u rrëzua sistemi komunist e deri në vitin 2013 që sapo lamë pas. Nuk ka rëndësi kush ka qenë në pushtet, të majtët apo të djathët. Nuk ka fare rëndësi kush ka qenë kryeministër Berisha, Meksi, Nano, Meta apo  Rama. Ajo që është e rëndë të thuhet është statistika me shifra që me një mesatare rezulton të jenë vrarë mbi 272 persona në çdo vit.

 

Viti me më shumë vrasje është 1997 me 1.542 persona të vrarë, ndërsa ai me më pak të vrarë është viti 2006 me 87 persona . Duhet theksuar se në këtë tabelë nuk janë të përfshirë tragjeditë dhe aksidentet e të gjitha llojeve.

Vrasjet gjatë viteve 1990 – 2013:

1990 – 205 të vrarë

1991 – 205 të vrarë

1992 – 251 të vrarë

1993 – 268 të vrarë

1994 – 265 të vrarë

1995 – 210 të vrarë

1996 – 248 të vrarë

1997 – 1542 të vrarë

1998 – 573 të vrarë

1999 – 496 të vrarë

2000 – 275 të vrarë

2001 – 208 të vrarë

2002 – 179 të vrarë

2003 – 144 të vrarë

2004 – 119 të vrarë

2005 – 131 të vrarë

2006 – 87 të vrarë

2007 – 103 të vrarë

2008 – 88 të vrarë

2009 – 82 të vrarë

2010 – 118 të vrarë

2011 – 124 të vrarë

2012 – 125 të vrarë

2013 -120 të vrarë (e pazyrtarizuar)

Shuma totale: 6259 persona të vrarë në 23 vjet




Këtë e pëlqejnë %d blogues: