Shqipëria renditet e 38-a në FIFA

982

kometarja 55Shqipëria renditet e 38-a në FIFA, humb një pozicionKombëtarja Shqiptare ka zbritur një vend më poshtë në renditjen e muajt gusht nga ranglista e FIFA-s. Pas asaj ngjitje “me ashensor” të Shqipërisë, kur historikisht muajin e kaluar ka prekur vendin e 37-të për herë të parë në histori, Shqipëria tashmë renditet e 38-ta, me 689 pikë.

Ndërsa kundërshtarët e Shqipërisë renditen përkatësisht: Sllovenia ka vendnumëruar e 45-ta, Zvicra e 15-ta, që ka përparuar me një vend dhe Norvegjia e 25-ta, pozicion i njëjtë me muajin e kaluar.

Ngritjen më të madhe nga grupi i Shqipërisë e ka pasur Islanda, që ka përparuar me 3 vende dhe tashmë renditet e 73-ta, ndërsa Qipro është ngjitur me dy vende në krahasim me muajin korrik dhe tashmë renditet e 123-ta.

Në 10-en e parë në ranglistën e FIFA-s nuk ka ndryshuar asgjë nga muaji i kaluar. E para në renditje është Spanja dhe Gjermania dhe e mbyll Belgjika 10-en e kombëtareve më të mira.

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: