Shqiptaria në vijën e frontit të “Agimit të Artë”

gruaja shqiptare 55

Rol të rëndësishëm në përhapjen e ideologjinë e Agimit të Artë është luajtur edhe nga gratë në këtë organizatë kriminale. Konkretisht tre prej tyre janë arrestuar deri më tani për bashkëpunim kriminal, ndërrmjet tyre dhe një shqiptare. Gruaja e parë është me origjinë shqiptare Nikoleta Beneki, partnere e Janis Lagos dhe në rolin e lideres së Gruas Frontit në Rajonin e Pireut të “Agimit të Artë”. Kjo “patriote” ka studiuar për filozofi, është bërë e njohur në rrugët e zonës Exarheia, sepse shumë herë e si e  “huaj” ishte angazhuar në sulme raciste kundër të huajve, por më pas është larguar pasi është angazhuar në këtë organizatë kriminale. Njerëzit të cilët e kanë njohur atë personalisht thonë se ajo ka fshehur origjinën shqiptare, por sikur të mos mjaftojë kjo lëshonte një fyerje dhe zemërime kundër bashkëatdhetarëve të saj ( shqiptarëve) , kur ajo i shikonte ata në rrugë. Disa e kishin parë atë shpesh të mbante thika, thika tip flutura, stilettos dhe sprejin, të cilat i ekspozonte edhe në mesin e miqve të saj vendas. Burimet vendase ( Gazeta Proto Thema) thekson se ajo u njohë me Janis Lagos nga shoqëria që kishte me Jorgos Gjermenis ( sot deputet i Agimit të Artë) ku edhe punonte si kamariere në një dyqan të një pronari emigrant në qender të Athinës. Vetë shqiptarja merte pjese në një grup muzikor blac metal ku dhe u bë njohja dhe lidhja me anëtarët e kësaj organizate kriminale. Në shumë koncerte Jorgos Gjermenis dhe shqiptarja e lideria e Pireut të “Agimit të Artë” Nikoleta Beneki gjëndeshin në vijën  e frontit të parë, ku brohorisnin tekstet e këngeve të tyre satanike. Gjithashtu po kombësinë shqiptare e ka mohuar edhe një shqiptar i cili është edhe deputet i kësaj partie, por që nuk është arrestuar. Lideria shqiptare Nikoleta Beneki ndodhet e prangosur sëbashku me dy gra të tjera, nën akuzën organizatë kriminale, një organizatë në të cilën midis vrasjeve akuzohet edhe për 100 emigrantë të zhdukur…