Shteti 1.2 mld lekë dëmshpërblim për vendime të Gjykatës Europiane

Kryesore Politika

focusShteti Shqiptar ka filluar ne javën e fundit të muajit Mars, pagesat për kompensime, dëmshpërblime sipas Vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut për ish-pronarët. Fatura e paguar për ish-pronarët kap vlerën e 1.2 miliardë  lekë për 6 procese gjyqësore të fituara në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Këto pagesa të shtetit shqiptar kundrejt palëve, janë bërë nga Thesari i Shtetit , përmes një banke të nivelit të dytë. Përshkrimi  i kategorisë se transaksionit është: Shpenzime për kompensime të tjera të papaguara. Gjithashtu për secilin transaksion ka edhe një përshkrim të detajuar fature. Çështjet për të cilat është paguar si pasojë e Vendimeve të Gjykatës Europiane janë:

  1. Çështja Karagjozi kundër Shqipërisë
  2. Çështja Manushaqe Puto kundër Shqipërisë
  3. Çështja Memishaj kundër Shqipërisë
  4. Çështja Delvina kundër Shqipërisë
  5. Çështja Luli dhe të tjerë kundër Shqipërisë
  6. Çështja Eltari kundër Shqipërisë.

Këto informacione janë bërë publike në portalin Spending Data Albania.

Pagesa e kryer në tre muajt e parë të vitit 2015 për dëmshpërblime sipas Vendimeve të Gjykatës Europiane  për të Drejtat e Njeriut, është 1.84 herë më e lartë se të gjitha pagesat për këtë kategori transaksionesh të kryer në muajt e vitit 2014, vit ku shteti shqiptarë dëmshpërbleu në vlerën totale 656.076, 123 Lekë.