Shteti im i dashur- Pëllumb Marinkolaj është viktima i 95-të i policisë grek

Emigracioni Kryesore

viktima e radhes -95

Shteti im edhe sa emigrantë të tjerë duhet që të vrasë policia greke, që të ngresh zërin në mbrojtjen e shtetasit të t’u…?

Viktima e radhës kësaj here është 28-vjeçari Pëllumb Marinkolaj nga fshati Rrile i Lezhës që ka dalë i vdekur nga rajoni i policisë në Greqi. Realisht është viktima i 95-të që vdes në duart e policisë në Greqi, një polici që ende ka në radhët e saj anëtar të partisë naziste.
Shteti im i dashur, kush duhet t’i mbroje jeten emigranteve shqiptar?
Përse nuk zbatoni detyrimet dhe te drejtat ne mbrojtje te emigranteve?
Kur do ju dalë doza e droges dhe te mendoni per 1.5 milionë emigrante?
Kur ju do te zbatoni Konventën Ndërkombëtare të Helsingut firmosur me 1951?
Edhe sa duhet te vriten akoma nga policia greke?

– Është kjo polici që 50% prej tyre votuan për këtë parti naziste.

– Është kjo polici qe ende kërkon gjak shqiptari, pasi e di shumë mirë se shqiptarët në Greqi nuk kanë shtetin e tyre që i mbron.
– Është kjo polici që ende nuk ka bërë asnjë autokritikë për vrasjen e 95 emigrantëve të pafajshëm…
Por gjithashtu emigrantët e vrarë kanë një shtet prej leshi…
Shteti im ke 160 emigrante te vrare ne kete vend, te dokumentuara dhe te publikuar në mediat greke dhe ato shqiptare, po ashtu edhe ne nje liber…

Po mediat shqiptare ku jane?

viktima e radhes 44