Urim Gjata / Shteti as të mbron, si dhe as të lejon të vetmbrohesh. Strehimi i azilit politik në vende e BE-së është i paligjshëm dhe penalizon çdo qytetar shqiptar që do kërkojë azil në këto vende. Kështu deklaron Ermal Milori, shefi i Komisariatit të Policisë në Rinas.
Por e verteta është krejt ndryshe. Në Shqiperi jo vetëm gjakmarrja, krimi i organizuar dhe pasiguria për jetën, por dhe kushtet e rënda ekonomike, po detyrojnë shqiptarët çdo dite, apo minutë, jashtë deshirës së tyre largohen nga Shqipëria, dhe marrin rrugët e pa sigurta, të pa shpresa të Europes, për të kërkuar azil.
Rrugë që nuk kanë më asnjë shprese dhe zgjidhje. Kudo azilkërkuesit shqiptarë po përballen me indiferentizmin në pranimin, shqyrtimin e dokumentave dhe trajtimin e tyre nga autoritetet e emigracionit në vëndet e BE-së. Përballë tyre ka kohë që në zyrat e emigrimit, ju vihen një tufë me letra të dala nga boja.
E them të dala nga boja sepse në to emigrantët shqiptarë, nuk lexojnë Kanunin Shqiptar, si dhe kushtetutën e vendit të tyre, ku të gjithë janë të barabartë përball ligjit. Letra të dala boje të firmosura dhe vulosura nga autoritetet shqiptare pa asnjë lloj përgjegjësie me autoritetet e BE-së për bashkëkombasit e tyre, të cilëve jo vetëm nuk arrijnë t’iu sigurojnë kushtet minimale për të jetuar. Aq sa dhe gjenë më të shtrenjtë, jetën e tyre dhe të fëmijëve.
Greva e urisë
Para një muaji një grup emigrantësh shqiptarës duke pare racizmin dhe mos trajtimin me përgjegjshmëri të verifikimit të dokumentave dhe procesit të tyre, si dhe frikën e kthimit, zhvilluan një grevë urie një mujore me cadra të ngritura në oborrin e zyrave të emigracionit në qytetin e Gavles rreth 200 km në Veri të Stokolmit. Rezultati : asgjë!
Azilkërkuesit shqiptar përball autoriteteve suedeze
Pyetjeve të autoriteteve të emigrimit gjatë intervistës me azilkërkuesit:
- A keni bërë denancim në policinë shqiptare, përse kini bërë dhe përse nuk kini bërë?
- Përse nuk kini shkuar në policitë e tjera të bëni denoncim?
- Përse kini ndrruar vend banim dhe përse nuk kini ndrruar vend banim në Shqipëri për t’iu larguar gjaksit dhe gjakmarrjes?
- Sa jeni vrarë dhe sa do vriteni akoma po u kthyet në Shqiperi?
- Çfarë do ju ndodhë po u përballët me gjaksin në rrugë?
- Përse nuk kërkoni ndihmë nga autoritetet e policise t’ju mbrojnë,t’ju shoqërojnë në shkollë në punë në shtëpi?
Dhe në fund…….
- A do të bashkëpunoni me autoritetet e emigracionit për kthimin tuaj, apo do të ktheheni me forcë nga policia e emigracionit?
E gjithë kjo bëhet në një kohë kur përballë kanë një tufë me dokumeta të vulosura, noterizuara dhe të përkthyera, të policisë, gjykatës dhe prokurorisë shqiptare se, çka ndodhur dhe po ndodh me këta njerëz të pa mbrojtur, të vrarë dhe sakatuar janë aq provokative, naive sa dhe të papërgjegjëshme.
Megjithëse autoritetet suedeze të emigrimit dinë gjithshka për Shqipërinë dhe zhvillimet politike të saj, krimi, korrupsioni, gjakmarrja dhe së fundi kushtet e rënda ekonomike. Kërkesa e shqiptarëve për azil është parashkruar me JO, në momentin që ata prezantohen dhe kërkojnë mbrojtje nga autoritetet vendase.
Pas refuzimit dhe kthimit vritet shqiptari
Para dy vitesh një shqiptar nga rrethinat e Shkodrës, mbasi ju refuzua azili dhe u rikthye nga autoritetet Suedeze në Shqipëri, si dhe pas marrjes në dorëzim nga policiaa kufitare shqiptare në Rinas, u vra nga gjakësi që e priste në derën e një lokali. Për këtë vrasje askush nuk e mbajti përgjegjësinë për rikthimin dhe trajtimin jo korekt të qytetarit nga autoritetet e emigracionit në Suedi, ku racizmi ka filluar të triumfojë mbi humanizmin, ashtu dhe nga policia shqiptare që nuk mbron dot veten e saj dhe jo më qytetarët e thjeshtë.
Rasti i dytë është ai i familjes Tafili nga qyteti i Shkodrës.
Familje e cila megjithë refuzimin disa herë të kërkesës së tyre të drejtë për mbrojtje dhe azil në shtetin Suedez ,aktualisht ndodhet akoma e fshehur në Suedi. Familje që rrezikohet më shumë se kushdo tjetër për eliminimin e saj mbas rikthimit në Shqiperi.
Me te drejte lind pyetja:Kush e mban përgjegjësinë për mbrojtjen e këtyre familjeve?
Policia dhe shteti shqiptar që mbas marrjes në dorezim të këtyre qytetarëve dhe një pas një interviste prej disa minutash nga një operator i thjeshtë i policisë kufitare, hidhen në rrugën e madhe pa asnjë mbrojtje. Mos shqyrtimi me përgjegjësi të kërkesave të drejta dhe emergjente të tyre për mbrojtje në shtetin Suedez.
Fluksi i madh i azilkërkuesve
Eshtë e vertetë që disa shtete të Europës dhe sidomos Suedia po përballen me një fluks të madh të azilkërkuesve nga Afrika, Azia dhe Ballkani Perendimor. Vetëm në Suedi kërkojnë dhe trajtohen me azil çdo ditë rreth 500 të huaj, por kjo nuk do të thotë që dosjet dhe trajtimi i shqiptarëve të shihen të gjitha me syrin e njerkës dhe ato të Serbeve, Boshnjakëve, Maqedonasve me syrin e nënës. Ndersa Afrikanët dhe Arabet janë të mire pritur, megjithë se mbas marrjes së azilit jetojnë gjithë jetën me asistence, duke u bërë kështu një peshë e rënde për ekonominë e shtetit.
Rritja e azilit dhe azilkërkuesve nuk prish imazhin e shtetit.
Është një barometër që tregon fytyrën e vërtetë të ashpër të shtetit, fytyrën e vërtetë të varfërisë, krimit, korrupsionit dhe pa sigurisë për jetën. Tregon fytyrën mashtruese të pushtetarëve, politikanëve të të gjitha njgjyrave, që nuk i mbrojnë qytetarët e vet, nuk i lejojnë as të kërkojnë azil dhe mbrojtje nëpër botë, duke mashtruar kështu veten, qytetarët dhe mbi të gjitha edhe ndërkombëtarët.
Amnesty international i jep azilin shqiptarit
Prej tre vitesh Urim Gjata eshte i vetmi shqiptar qe ka arritur te fitoje azilin politik me vendim te prere nga gjykata Suedeze,mbas refuzimit te kerkeses nga emigracioni Suedez. U desh nderhyrja e fuqishme e Amnesty international ne Suedi dhe e gazetarit Jakup Gjocaj se bashku me koleget e tij te cilet i dolen ne krah dhe botuan te gjithe intervistat dhe te vertetat e vjedhjeve dhe kondrabandes ne Doganat shqiptare te drejtuara direkt nga Klani Bode Kompani.