Shtohen azilkërkuesit, BE shpall 75 mijë shqiptarë të padëshiruar

994

debimi klandestineRreth 75 mijë shqiptarë janë shpallur persona të padëshiruar për vendet e Bashkimit Europian, për shkak të thyerjes së rregullave të emigrimit dhe veprimtarive të tyre të paligjshme. Ndërkohë që nga momenti i liberalizimit të vizave, janë regjistruar 7 milionë hyrje-dalje të shqiptarëve për në zonën e Shengenit.

Studimi

Statistikat u bënë të ditura në konferencën e mbajtur dje në Tiranë; “Sfidat pas Liberalizimit të Vizave”, ku u prezantua edhe studimi i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim mbi migrimin e paligjshëm. Pëllumb Nako, drejtor i departamentit të kufirit dhe migracionit dhe njëkohësisht zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se Shqipëria vazhdon të ketë emigracion ilegal kryesisht në Greqi, Belgjikë dhe Francë, ku azili në shumë raste ka qenë abuziv. Për më tepër janë regjistruar edhe mjaft raste të përdorimit të dokumenteve false për në zonën Shengen.

Azilkërkuesit

“Që nga momenti i liberalizimit të vizave fluksi i emigrantëve shqiptarë është rritur me 60 % krahasuar me periudhën para regjimit të vizave. Në total janë regjistruar 7 milionë hyrje-dalje të shqiptarëve për në zonën Shengen. Por mes këtyre lëvizjeve ka pasur edhe emigracion të paligjshëm dhe vazhdon të ketë akoma. 75 mijë emigrant shqiptarë konsiderohen të padëshirueshëm. Azili vijon të mbetet problem pasi në pjesën më të madhe të rasteve ka qenë abuziv. Nga ana tjetër nuk është respektuar as koha e qëndrimit jashtë vendit, gjithashtu problem mbetet edhe fenomeni tjetër i përdorimit të dokumenteve false, te kartave të identitetit, vulave etj”, tha dje Pëllumb Nako, drejtor i Kufirit dhe Migracionit.

Delegacioni i BE

Ndërsa Clive Rumbold, shef i sektorit politik dhe informacionit të delegacionit të BE tha se Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër emigrimit të paligjshëm, por nevojiten edhe masa të reja. “Regjimi i vizave përcakton detyrime për emigrimin, dhe Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër emigrimit të paligjshëm. Megjithatë duhen forcuar masat për menaxhinin e emigrimit dhe mbështetjen e ri-integrimit të shtetasve të rikthyer duke iu mundësuar atyre punësim dhe sigurime shoqërore; strehim dhe akses në shëndetësi e arsim. Liberalizimi i vizave rrit mundësine për të njohur BE-në; për të bërë biznes apo për të shkëmbyer kulturat,” tha Clive Rumbold, shef i sektorit politik ne BE. Në studimin e IDN-së thuhet se arsyet  ekonomike dhe gjakmarrja janë shkaqet kryesore se pse shqiptarët kanë aplikuar për azil në vende si Belgjika; Franca apo Gjermania. Sipas të dhënave studimore të IDN-së por edhe statistikave të EUROSTAT gjatë vitit 2012 (për periudhën janar-korrik)janë regjistruar 4 mijë e 560 kërkësa për azil për në vendet e BE-së.

Azilkërkuesit – 2011

BE               –    2850

BELGJIKË  –   1180

GREQI        –      280

FRANCE    –      490

Azilkërkuesit- 2012

BE               –  3385

BELGJIKË –  180

GREQI       –   165

FRANCE    –  830

( Burimi: Tirana Observer)




Këtë e pëlqejnë %d blogues: