Si u përdor dhe si vazhdon të përdoret Ortodoksia si vegël gllabërimi ndaj Shqipërisë

Shqipëria është përcaktuar si një nga vendet mesdhetare, ku krishtërimi depërtoi qysh në shekujt e parë. Autori i shek. VI-të, Kosmas, i përfshin iliro-shqiptarët në grupin e popujve që në kohën e tij kishin përqafuar krishterimin. Pas ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë, më 395, trevat iliro-shqiptare hynë në përbërje të Perandorisë Bizantine, siç quhet zakonisht pas kësaj date Perandoria Romake e Lindjes sipas emrit antik të kryeqytetit të saj, Bizant, që për nder të Konstandinit të Madh u quajt Konstandinopojë. Ashtu siç i kishin dhënë në shek. III-IV, Perandorisë Romake një numër perandorësh e gjeneralësh të shquar, po ashtu gjatë periudhës së hershme bizantine (shek. V-IX), trevat iliro-shqiptare i dhanë Perandorisë Bizantine disa perandorë, ndër të cilët shquhen në mënyrë të veçantë Anastasi I-rë nga Durrësi (491-518) dhe Justiniani I-rë nga Taurisium i Shkupit (527-565). Me reformat dhe me masat e zbatuara në administratën civile e ushtarake, këta dy perandorë përgatitën kalimin nga antikiteti në mesjetë dhe hodhën bazat e asaj që do të ishte perandoria më jetëgjatë në historinë e qytetërimit mesdhetar.

Hershmërinë e krishtërimit shqiptar e provojnë gjithashtu një sërë emrash vendesh që u referohen martirëve të parë të Lindjes, kulti i të cilëve ka qenë i përhapur në shek. IV-VI-të. Të tilla janë toponimet Shirgj (Shën Sergj), Shubak (Shën Baku), Shëndekla (Shën Tekla), Shën Vlashi, që ndeshen në Shkodër, Durrës, Himarë e deri poshtë në Çamëri (Shën Vlash, Shën Tekla). Të lidhur me kultin e martirëve në fjalë si dhe me historinë e hershme të krishterimit, janë toponime të tilla të huazuara nga vendet e Lindjes, si Rozafë (vend në Siri, ku u varros Shën Baku e Shën Serxhi), Barbullush (Barbalista, vend buzë Eufratit, ku u masakrua Shën Baku), Sebaste, Jeriko. Afërsisht, në mesin e shek. V-të, Gadishullin Ballkanik e sulmuan hunët të komanduar nga Atila, duke shfrytëzuar rastin që ushtria bizantine ishte e zënë në luftë me vandalët. Brenda pak vjetëve ai pushtoi e grabiti shumë qytete të trevave iliro-shqiptare, në mënyrë të veçantë, Dardaninë. Burimet bashkëkohëse e përshkruajnë Dardaninë si një vend të shkretuar. Me vdekjen e Atilës federata hune u prish dhe kështu pushuan sulmet e tyre kundër Perandorisë Bizantine.

Në vitin 479, trevat iliro-shqiptare të përfshira në provincën e Epirit të Ri, u goditën nga sulmi më i rëndë i ostrogotëve të udhëhequr nga Teodoriku. Ostrogotët, rreth 50 mijë veta, ndër të cilët 10 mijë luftëtarë, u lëshuan nga vendbanimet e tyre provizore në Traki dhe nëpërmjet rrugës Egnatia depërtuan deri në viset bregdetare pranë Durrësit. Vetë kjo qendër e rëndësishme ra në duar të ostrogotëve. Perandoria Bizantine bëri ç’qe e mundur për t’i larguar të porsaardhurit nga ato treva, që ishin të një rëndësie strategjike të jashtëzakonshme për perandorinë. Në fakt ostrogotët shumë shpejt u detyruan të tërhiqeshin prej andej. Në periudhën midis viteve 500-517 hordhi hunësh të nisura nga rrjedha e poshtme e Danubit, përshkuan viset ballkanike deri në Epir e Thesali, duke shkretuar gjithë vendin. Bregdeti i Shqipërisë vuajti në atë kohë edhe nga sulme të ostrogotëve të organizuara nga Italia, ku ky popull ishte vendosur qysh prej fundit të shek. V-të. Gjithsesi, pas kalimit të ostrogotëve në perëndim (488), në pjesën lindore të Perandorisë intensiteti i sulmeve të “barbarëve” u ul ndjeshëm.

Kjo gjendje qetësie relative do të zgjaste deri në dhjetëvjeçarët e parë të shek.VI-të, kur në kufijtë veriorë u shfaqën popuj të rinj: bullgarët, avarët, antët, gepidët, e mbi të gjitha sllavët. Inkursionet e tyre u intensifikuan qysh në kohën e sundimit të perandorit Justinian. Rreth vitit 548 një turmë e madhe sllavësh plaçkiti e shkretoi disa provinca, duke depërtuar deri në afërsi të Durrësit. Komandantët ushtarakë të Justinianit nuk guxuan t’i futnin trupat e tyre në luftim dhe u mjaftuan t’i ndiqnin nga larg veprimet e sllavëve. Inkursionet sllave u përsëritën thuajse rregullisht edhe në vitet pasardhëse. Homogjenizimi i sajë në Ballkan e ka zanafillen e vet që në kohët e hershme, por kulmi i saj arriti gjatë periudhës Bizantine. Si një pjesë e perandorise Bizantine dhe Shqiperia ishte nën ndikimin fetare të saj.

Ju bëra kete prolog të shkurtër për t’ju treguar një pjesë të vogël të historisë së hidhur, që por dhe aq të lavdishme të të parëve tanë.Tani le t’i hedhim një sy historisë së sotme, që po bashkëjetojmë dhe po përshkojmë, ne trashgimtarët e atyre brezave që folëm pak më lart…Kush janë gabimet tona, që po i vuajmë si pasojë e një trashgimie famëkeqe dhe si duhet të korigjohen ato për mos t’i mbetur barr; brezave qe vijne…?

Orthodoksia – është besimi fetar që përfaqëson një pjesë të popullsisë në Shqipëri, ku sipas statistikave zyrtare përbën rreth 6,9 për qind të popullsisë në shkallë kombëtare. Është mëse e qartë se shqiptarët e jugut, si një pjesë e kësaj feje trashëguan emrat dhe kultet e besimit të tyre fetar nga paraardhesit e tyre. Kjo nuk prosupozon që nje mikun tim që e quajnë Jani apo Andrea na qenka Grek, sepse ka emër Ortodoksë ! Kjo nuk prosupozon që trojet shqiptare na qenkan Greke, sepse banohen nga një popullsi autoktone shqiptare, ku besimi fetar i tyre është Ortodoksia! Politika shoviniste megalomane e Greqisë ndaj trojeve shqiptare dhe vete shqiptarëve gjatë gjithë historisë deri në ditët e sotme, na tregon se qendrimi i saje në vite ka qenë konstant……d.m.th. ç’kombëtarizimi i viseve shqiptare në jug të Shqipërisë. Epërsia ekonomike, organizimi si dhe influenca e klerikeve ortodokse greke, bënë që një pjesë e banorëve të këtyre trevave të huazojnë gjuhën e tyre (greke) si mjet mbijetese, gjë që u vu re dhe në periudhen e viteve të tranzicionit

Në vitet 1090-1991, ku shumë shqiptarë të detyruar nga kushtet për vetë ekzitencë ndërruan emrat dhe fe, për të siguruar mbijetesën në tokën helene. Kjo nuk prosupozon se 1 milionë shqiptarë që banojnë në Greqi janë helenë, ashtu siç pretendojnë sot politikanët greke se, në Shqipëri ka greke… Shqiptarë që flasin greqisht mundë të ketë, por edhe ka, po jo grekër.

Predikimet në kultet e besimit në Shqiperi në gjuhen greke përbëjnë një vazhim të rrezikshmërisë së integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë. Janë vazhdim i gabimit të së kaluarës që duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Kryepeshkopi i Shqipërisë Z.Janullato është një njeri i respektuar, i cili ka një histori shumë pozitive. Vlen për t’u përmëndur ndihmesa që ka dhënë për ringritjen e Kishës Ortodokse në Shqipëri, për ndihmën ekonomike që i’u është dhënë besimtarëve shqiptarë ortodoksë. Vlen për t’u përmëndur puna e tij në të mirë të njerëzimit në shumë vënde të Afrikës etj. Por deri ketu. Shqipërisë nuk i kanë munguar dhe nuk i mungojnë njerëz të aftë që të përfaqësojnë Kishën Ortodokse Shqiptare, si dhe të predikojnë në gjuhën e të parëve tanë.

E them këtë me bindje të plotë, srpse taktika të tilla të “ndihmës” humane ka ndjekur dhe shteti grek dhe politika e sajë “larg-pamse”, duke ju lidhur shqiptarëve ortodoksë në jug të viseve shqiptare pensione ekonomike, për t’i lënë të kuptojë shtetit shqiptar dhe gjithë shqiptarve se këta persona gëzojnë këto të drejta nga shteti Grek, sepse janë grekë. Ja pra si arritëm deri këtu! Nga një besim fetar tek te folurit në gjuhën e fqinjit, në ndihmat ekonimike për të mbajtur frymën gjallë. Arritëm deri atje sa ngrihen “plerat e greqisë” dhe thonë që Greqia shtrihet deri në kufi me Elbasanin…

Dhe diçka tjetër që do doja t’ju drejtohesha autoriteteve të vendit fqinje, ku pretendojnë se Shqipëria gjatë luftës së dytë botërore ka sulmuar Greqinë. Ndaj dhe Greqia mban akoma një ligj në të cilin thuhet se : Shqipëria dhe Greqia janë në gjendje lufte. Mire more zoterinjë! Nese me Shqipërinë që gjoja ju paska sulmuar qenkeni ne gjendje lufte, po me Italinë që ju dërgojë letër për luftë, jeni në gjëndje lufte? Po me Gjermaninë që ju bëri shkrumb e hi jeni në gjëndje lufte? Natyrish që Jo!…Me Shqipërinë ju intereson të jeni në gjëndje lufte, sepse keni orekse të mëdha, ashtu si i thonë një shprehje popullore: “Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron”.

Persa i perket popullit grek do theksoja se i jemi mirnjohës një pjesë të madhe të tij, për ndihmesën që i kanë dhënë, dhe po ju japin shqiptarëve që jetojnë e punojne ç’do ditë, duke ndarë me ta hallet dhe problemet, vështirësite ekonomike që po kalon sot Greqia. Fanatizmi, racizmi, ndjenja nacionaliste kombëtare të pa kontrolluara nga ç’do njeri nga ne, janë në dëm të fqinjësisë së mirë midis dy popujve tanë.

Roland Bademi