Sidrita : Miss Malësia e Gjakovës 2014

sidrita

Sidrita Sadikaj studente e Kolegjit FAMA dega Juridik, ku më 20/10/2014 ishte e ftuar në Festën Tradicioanale të  “Gështenjës” në qytetin e bukur të Bajram Currit. Kjo Feste tradicionale e drejtuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar  me drejtor  Z. Azgan Haklaj nga Qarku i Kukësit si dhe nga Bashkia Bajram Currit.  Në këtë festë tradicionale morrën pjesë edhe kryetarë të bashkive të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë dhe të Kosovës, ku  i ftuar special ishte edhe Presidenti i Republikës së Shqiperisë Z, Bujar Nishani. Bukuroshja Kosovare, 6 vjeçare Menora Morina e cila mban çmimin “Little Miss Universe 2014” bëri pritjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z. Bujar Nishani.

Me këngë e valle popullore të trevave shqiptare Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Bujar Nishani dekoron tre figura të shquara të qytetit të Tropojës me titullin: “MJESHTER i MADH” Z. Hamit Aliaj, Znj. Fatmira Brecani dhe Z. Azgan Haklaj.

Presidenti falenderoi  në veçanti  kryetarin e bashkise së qytetit të Bajram Currit Z. Agron Demushi e të tjerë. Me valle popullore e këngë të ndryshme  në një moment emocional doli në skene fëmija bukuroshe 6-vjeçare Sidrita Sadikaj  nga Kosova, që i dorëzon kurorën dhe shiritin ” Miss Pavarësia 2012”  fituar në garën ndërkombëtare “Miss Freedom of the World 2012” mbajtur në qytetin e bukur të Prizrenit.

Pasi Sidrita ka dorëzuar këtë çmim me emocione në mikrofon falenderon të gjithë pjesmarrësit e në veçanti Presidentin e Republikës Z. Bujar Nishani. Në mes të duartrokitjeve prezantuesja i jep shiritin me çmimin “Miss Malësia e Gjakovës 2014”, duke i thënë: “ky çmim është për Ty Sidrita nga Kryetari i Bashkisë së qytetit të Bajram Currit nga Z. Agron Demushi.

bukuroshja

“Jam shumë e lumtur dhe nuk gjej fjalë të përshkruaj këtë ditë. Natyra më ka falur bukurinë, veshja ime e është qepur nga dizajnera Bora Balaj nga Gjakova, por sot bukuria e malesisë së Gjakovës më ka bërë më të kompletuar. Krenohemi për bukuritë e” SHQIPERISE SE MADHE”, thotë bukuroshja 6-vjeçare.

Më pas edhe bukuroshes së vogël Menora Morina i jepet çmimi :Little Miss MALESIA e Gjakoves 2014”. Kështu Sidrita , Menora dhe Skenderbeu u kthyen në Kosovë të lumtur e shumë të gëzuar. Për Gazetën Focus News. Al Sidrita thotë : Jam e lumtur që do të kthehem në Kosovë me çmimin “Miss MALESIA e GJAKOVES 2014”, duhet të krenohemi që jemi Shqiptarë, të krenohemi për Shqipërinë Etnike, për kombin tonë.

Një faleminderim për  Z. Azgan Haklaj dhe Z. Agron Demushi që na mundësuan pjesmarrjen në këtë festë tradicionale .

presidenti