Solidariteti i pasagjerëve mposht ligjin

864

gajder profil

Suedi / Anullojnë fluturimin për të shmangur dëbimin e emigrantit klandestin! Solidariteti është arma më e forte në duart e qytetarëve për të përballuar padrejtësitë ndaj emigrantëve. Kështu u veprua në Suedi në prill të këtij viti, ku historia e një emigranti kurd ka emocionuar punonjësit e fluturimit, të cilët në shënjë solidariteti anulluan fluturimin me qëllim qe emigranti kurd Ghader Ghalamere të mos deportohej. Konkretisht emigranti kurd Ghader Ghalamere me banim në Iran është i martuar me një grua nga Turqia e cila ka nënshtetësinë suedeze, me të cilën ka edhe dy fëmijë të vegjël, ku sipas legjislacionin përkatës në Suedi ka të drejtë për të marrë nënshtetësinë e vendit. Por, megjithatë si kudo, për të arritur këtë atij i duhej të aplikonte jashtë territorit suedez.

Vihet në dukje se Ghader Ghalamere kishte lënë Iranin vite më parë pasi ishte ballafaquar me dënimin me vdekje. Fillimisht u largua për në Turqi ku u takua me gruan e tij Fatime. Atje ai ka fituar caktimin e refugjatit nga UNHCR. Më pas u zhvendos me gruan e tij në Suedi.

Ghalamere është përpjekur për të udhëtuar nga Suedia në Norvegji për të rregulluar letrat e tij, të tilla ashti siç i kërkon ligji përkatës. Përpjekja e autoriteteve suedeze për deportimin e tij kanë dështuar, pasi, dhjetra miqtë dhe të afërmit kanë shoqëruar emigrantin në aeroport të Ostersund, duke bërë të mundur për të informuar udhëtarët për gjëndjen e Ghalamere.

gajder ne focus news

 

Megjithatë, reagimi ishte … mbresëlënëse. Pasagjerët në avion refuzuan të lidhin rripat e tyre për të protestuar dëbimin e njeriut familjar, pas kthimit të tij në Iran do të thotë automatikisht dënim me vdekje. Siç ishte e natyrshme, pa rripin e sigurimit nuk ka pasur mundësinë e ngritjes avioni,  dhe emigranti është transferuar në paraburgimin e imigracionit. Çështja ka marrë tashmë një shkallë të madhe në vend, kryesisht nëpër faqet e rrjeteve sociale, ndërsa emigranti kurd Ghalamere, babai i dy fëmijëve filloi edhe grevën e urisë.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: