Spanjë: Kriza dyfishon varfërinë ekstreme

952

Rreth 6% e spanjollëve jetojnë me më pak se 300 € në muaj. Numri i spanjollëve që jetojnë në varfëri të skajshme është dyfishuar që nga viti 2008, që nga koha kur filloi kriza ekonomike, duke arritur në 3 milion në një vend që numëron 47 milionë banorë, ka njoftuar organizata joqeveritare Caritas. Një numër i qytetarëve, më tepër se 6% e spanjollëve jetojnë me 300 € ose më pak në muaj, që është më poshtë se varfëria ekstreme . Në përgjithësi përqindja e njerëzve të varfër është në rritje. Sipas Entit të Statistikave të Spanjës (INE), pothuajse 13% e familjeve në vend në vitin 2012, nuk kishte të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e saj deri në fund të muajit.

spanje444

Shpesh varfëria është një gjendje kronike, paralajmëron organizata joqeveritare Caritas, duke vënë në dukje se një e treta e 1.3 milion njerëz të cilët ndihmuan në vitin 2012 ka marrë ndihmë nga organizata jo-qeveritare për më shumë se tre vjet. Raporti ka deklaruar se shkaku kryesor i varfërisë në Spanjë është rritja shkallës së papunësisë që arrin në 26%, si dhe reduktimet në përfitimet sociale.

Jo vetëm që rritet varfëria, por po thellohet hendeku midis klasave, thotë organizata Caritas. 20% e të pasurve kanë 7.5 here me shumë se sa 20% e varfërve, sipas raportit te organizimit, që karakterizon këtë boshllëk nga më të thellë në Europë. Për më tepër, numri i milionerëve në vend u rrit në 402 vitin e kaluar, duke regjistruar një rritje prej 13% krahasuar me vitin 2011, kjo sipas raportit të Credit Suisse mbi pasurinë botërore. Megjithatë, kriza ekonomike ka rritur solidaritetin mes spanjollëve, numri i vullnetarëve që punojnë organizatën humane Caritas-it, është rritur me 9.3% në 70.229 persona në vitin 2012.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: