Studimi : Vdekshmëria e grave nga kanceri i mushkërive do të rritet me mbi 40% deri në vitin 2030

Gruaja Shendeti

Vdekshmëria e kancerit të mushkërive të femrës parashikohet të rritet boterisht nga 11.2 (vdekje për 100,000 ne vit) në vitin 2015-16 në 2030, me rritjen më të madhe të pritshme në Evropë

Vdekshmëria e kancerit të mushkërive mes femrave parashikohet të rritet me 43% në mes 2015-2030 në nivel ndërkombëtar. Në të kundërt, vdekshmëria e kancerit të gjirit vlerësohet të ulet për 9% gjatë të njëjtës periudhë.

Studiuesit të udhëhequr nga Profesor José Martinez-Sanchez i Departamentit të Shëndetit Publik, Epidemiologjisë dhe Biostatistikës të Universitetit Ndërkombëtar të Katalonjës në Barcelonë, të cilët botuan raportin në revisten Cancer Research”, analizuan të dhënat nga 52 vende.

Ndërsa ne kemi bërë përparime të mëdha në reduktimin e vdekshmërisë së kancerit të gjirit në të gjithë botën, vdekshmëria e kancerit të mushkërive në mesin e grave është në rritje në mbarë botën. Nëse nuk zbatojmë masa për të ndaluar pirjen e duhanit, kjo vdekshmëri do të vazhdojë të rritet në të gjithë botën, “paralajmëroi Martinez-Sanchez.

Nga ana tjetër, vdekshmëria e kancerit të gjirit femra pritet të bjerë në 14.7 në vitin 2030. Vdekshmeria më e madhe do të jetë perseri në Evropë.