Sulmoi me thikë bashkëkombësin dhe të riun grek, ndërron jetë një 22-vjeçar në Greqi

Aktualitet

Një djalë shqiptar vetëm 22 vjeç ka mbetur i vrarë në Greqi, pas një konflikti që ka pasur me një bashkëkombsin e tij. Dy të rinjtë shqiptarë janë konfliktuar jashtë banesës së 26-vjeçarit shqiptar në Livanate të Ftiotidas. Hetimet paraprake thonë se ka qenë 22-vjeçari shqiptar ai që ka shkuar në banesën e bashkëkombësit të tij 26-vjeçar dhe pasi e ka qëlluar me grushte, është larguar me shpejtësi. Fill pas kësaj, ky i fundit ka kërkuar ndihmë te një shtetas grek, 30 vjeç.

Por 22-vjeçari shqiptar është kthyer sërish me një thikë në dorë, duke sulmuar ata të dy. Shtetasi 26-vjeçar shqiptar dhe shoku i tij grek kanë mundur ta neutralizojnë dhe pasi janë grindur sërish, e kanë vrarë 22-vjeçarin shqiptar me thikën e tij.

Akoma nuk dihet identiteti i viktimës apo dy shtetasve të tjerë, por se ata janë arrestuar nga ana e policisë greke. Hetimet policore pritet të hedhin dritë rreth ngjarjes që çuan në konfliktin e rëndë mes të rinjve.