Takim sot për takimin “Basha-Meta” të ditës së dielë

Kryesore Politika

reforme ne drejtesi-Rama-MetaPas takimit të kreut të Kuvendit, Ilir Meta me liderin e PD-së, Lulzim Basha ditën e djeshme ka ardhur sot në mëngjes takimi i Ilir Metës me kryeministrin Edi Rama në zyrën e këtij të fundit.

Ne takim kanë qenë të pranishëm dhe kreu i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili dhe Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Nga ana e PS-se ka shkuar edhe Fatmir Xhafa si kryetar i Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi.

Takimi ka mbaruar rreth orës 11:30 minuta, por të dyja palët nuk kanë dhënë detaje mbi çfarë është diskutuar.  Nisur nga prania e Xhafajt, si Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, palët duket se po punojnë mbi një draft konkret që mund të sjellë konsensusin me opozitën.

Vetëm pak minuta pas takimit mes Metën, në zyrën e Kryeministrit Edi Rama kanë shkuar ambasadori amerikan, Donald Lu dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.

LSI ka deklaruar votat e saj pro Reformës në Drejtësi, por po bën perpjekje per te bindur  PS dhe PD qe te gjejne pika te perbashketa mirëkuptimi.