Talenti i PSG-së Ardian Krasniqi i bashkohet Shqipërisë

talenti 1

Futbollisti shqiptar që luan tek të rinjtë e skuadrës së famshme franceze, PSG, Ardian Krasniqi i ka thënë PO ftesës së Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për të marrë pjesë në kampin e përzgjedhjes së talentëve që kjo e fundit pritet ta zhvilloj në Zvicër në datat 31.03.2013 dhe 01.04.2013.

“Jam shumë i kënaqur që më është dhënë rasti t’i shpalos aftësitë e mia, shpresoj që të shpaguaj ftesën që më është bërë” ka thënë Krasniqi. Gjithashtu ai ishte thirrur edhe më herët nga përzgjedhësi i Kombëtares U17, Xhemal Mustedanagic, por klubi parisien e kishte ndaluar lojtarin me arsyetimin se nuk ishte datë zyrtare të UEFA-së.

 Letërnjoftimi:

 Pozicioni:   Mbrojtës

Datëlindja: 3 janar 1997

Vendlindja: Gjakovë

Gjatësia:     172 cm

talenti 2