Tavo: Ndryshimi i Kushtetutës, kusht i koalicionit PS-LSI. Olldashi i njeh mirë bandat

770

 

TAVO

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Vangjel Tavo, sqaron se megjithë debatët dhe emrat që kanë dalë në media për emrat e ministrave të rinj mes LSI dhe PS, nuk ka ende asnjë ndarje. Tavo duke dhënë një intervistë për mediat , argumenton se është ende herët për të folur për emra, pasi më parë do të duhet të përcaktohen vizioni i qartë i qeverisë. Në lidhje me rezultatin zgjedhor që LSI mori në këto zgjedhje, Tavo ia dedikon punës së palodhshme në terren, dhe lidershipit të Ilir Metës, i cili i mban premtimet e dhëna Sinkron Vangjel Tavo deputet i LSI . Tavo ndalet edhe te diskutimet për ndryshimet kushtetuese, dhe më konkretisht asaj pjese që ka të bëjë me Kodin Zgjedhor. Për Tavon ndryshimet në vitin 2008, sollën pasoja për LSI-në, dhe rishikimi është një kusht për këtë mazhorancë. Ndërkohë, duke iu përgjigjur akuzave të Sokol Olldashit, njëherësh kandidat për kreun e PD-së, Tavo hodhi poshtë sulmet e Olldashit i cili pak ditë më parë në një dalje për mediat e cilësoi “LSI si çetë pazaresh”. Tavo tha se “akuzat e tij janë të pabaza, Olldashi i njeh më mirë bandat”.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: