Të jesh “Patriot” pa e ditur përse!

820

mondi ne profil

Edmond Guri  /  Shkuan vite që përpiqemi për më të mirën!
Shkuan vite që kur braktisëm shtëpitë tona dhe jetojmë në Dhe të huaj që tashmë është kthyer në Dheun tonë!
Shkuan vite që akuzojmë, akuzohemi dhe përpëlitemi si pulat pasi ua kanë hequr kokën për ata që na e “hoqën” kokën – gjoja reagim!
Kaluan plot 24 vjet mërgim dhe situata vijon të jetë dramatike, e dhimbsur me një komunitet shqiptar në Greqi të çrregullt dhe të çorientuar. Nga njëra anë fajin na e ka Greqia, ndërsa nga ana tjetër fajin na e ka Shqipëria.
Akuza, akuza, akuza dhe vetëm akuza!
Por, a ka kundër akuzë?
A ka zgjidhje?
A kemi përgjegjësi ne si komunitet?
E kemi kuptuar se fajtorët kryesorë jemi po vetë ne!
Nga ana tjetër disa, të cilëve media u jep liri veprimi se “ashtu duhet”, si në Shqipëri po ashtu dhe në Greqi, na shfaqen “qytetarë të botës” duke njollosur gjithmonë dhe akuzuar komunitetin për nacionalizëm dhe patirotizëm të tepruar duke i konsideruar si “bukëshkelës”, të “prapambetur” dhe “të shitur”, ndërsa nga ana tjetër thonë: “po të pëlqeu qëndro, nëse jo ik, askush nuk të mban me zor në Greqi”!!!
Por, nëse shikon kontributin e tyre për komunitetin është një hiç i madh!!!
Është i barazvlefshëm me zero, por shumë i vlefshëm dhe fitimprurës për ofiqin e tyre personal dhe familjar!!!
Po të shikosh raportet e organizimit të komunitetit dhe të “vjeljes” së kontirbuteve, rezultati është dramatik deri i papërfillshëm. Pjesa më e madhe e “patriotëve” apo të “qytetarëve të botës” fshihen pas kompjuterit të shtëpisë, pas gotës së verës, pas gotës së rakisë, etj., e kanë për ulje të jenë shqiptarë se janë “qytetarë të botës!”. Janë indiferentë të paskrupullt! E kanë për ofendim të tregojnë emrin e vërtetë, pasi tashmë ai është ndryshuar me një emër tjetër dhe ata i “përkasin” “botës së re” duke mohuar identitetin dhe prejardhjen e tyre.

abetare
Na thonë se Greqia na ka lejuar të hapim shkolla shqipe!

E unë ju them se Jo, Greqia nuk na ka lejuar të hapim sholla shqipe, madje as e ka ndërmend! Vetë ne kemi mundësuar të hapim Kurse Plotësues të Gjuhës Shqipe me sakrificën personale të qindra mësuesve me kosto të madhe në kohë dhe në valutë, madje në shumë raste me rrezik për jetën. Na thonë se Shqipëria ka ndihmuar komunitetin, e unë ju them se Jo!
Nuk ka ndihmuar, madje as do t’ia dijë! Interesi i Shqipërisë shfaqet vetëm kur partitë politike kanë nevojë votën tonë, ndërsa paratë jua kemi “falur” prej 24-vjetësh. Me ato para është reklamuar “suksesi” i qeverive shqiptare.
Ndërsa kaq duhet të gjithë të kuptojmë se DREJTËSIA është drejtësi dhe duhet të jepet pa anime në kandar dhe të gëzojë respektin më të madh, si virtyt dhe vlerë e një shoqërie të shëndetshme, bashkëkohore, europiane dhe demokratike.
Ne si komuniteti shqiptar në Greqi nuk duhet të jemi opozitë me popullin grek, përkundër, duhet të jemi një dhe të luftojmë të keqen që është e përbashkët. E keqja jonë e përbashkët është ksenofobia, racizimi, fashizmi e çdo fenomen tjetër që funksionon në dëm të dy palëve. Identiteti kombëtar nuk përcaktohet nga asnjë copë letre, por vetëm nga gjaku, shpirti dhe ADN-ja që nuk ndryshon dhe nuk shitet!

mondi ne focus

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: