Papunësia në eurozonë thyen një rekord pas tjetrit. Sipas të dhënave të Eurostat në fund të vitit 2012 (shtator), përqindja e të papunëve ishte 11.6%. Në Bashkimin Evropian numri i të papunëve arriti në 25.8 milion, ndërsa në Eurozona jetojnë 18.5 milionë të numrit të përgjithshëm. Spanja dhe Greqia janë vendet më të prekura, për papunësinë për mbi 27%. Në një kohë që në Gjermani proporcioni i papunësisë është 5.4%.
Tragjike dhe shumë shqetësuese është se papunësia e të rinjve po ngrihet nga viti në vit në nivele rekord. Spanja dhe Greqia mbajnë avantazhin me më shumë se 64% të papunësisë për të rinjtë, pasuar nga Portugalia dhe Italia me 35.1% dhe Irlanda me 34.5%. Qipro është vetëm nën 30%, në të njëjtin nivel me Bullgarinë dhe Sllovakinë. Gjermania ka përqindjen më të ulët (8%). Në Gjermani në 10 vitet 1999-2009 fuqia blerëse e të ardhurave më të varfërve është ulur me 5%, ndërsa numri i të pasurve u pati një rritje me rreth 5%. (Herbert Schui, «Das Missverständnis mit der Armut”, Zeit online, 21. Janar 2013). vërtetë, në qoftë se kemi parasysh faktin se ekonomia botërore po vuan efektet e krizës financiare dhe shthurja e tregjeve, që kanë të bëjnë me këtë situatë është me rëndësi jetike për të ardhmen.