Toni Blair: Sfidë e qeverisë shqiptare mbetet realizimi i premtimeve të bëra

915

Tony Blair ka zhvilluar një vizitë sot në Shqipëri ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Dy personalitetet kanë mbajtur edhe një konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën sqaruan disa prej çështjeve më të diskutuara në vend si dhe rrugët e bashkëpunimit midis qeverisë shqiptare dhe ish-kryeministrit britanik Tony Blair si këshilltar. Tony Blair është shprehur se: “Sfidë e qeverisë shqiptare mbetet realizimi i premtimeve të bëra. Së bashku me Bankën Botërore do t’i bëjmë objektivat në gjëra të prekshme për qytetarët. Për një qeveri mbetet sfidë të realizojë ato që presin njerëzit. Ne do të punojmë së bashku  me qeverinë por edhe me Bankën Botërore të kthejmë vizionin dhe objektivat në gjëra të prekshme për qytetarët. Ne do të punojmë me qeverinë ta shohim këtë vend të rrugëtojë drejt së ardhmes” tha Blair.

rama-bler 55

Ndërsa Rama u shpreh se ish-kryeministri britanik është në shërbimin e qytetarëve në mënyrë vullnetare.

“Kryeministri Blair është në shërbimin tonë personalisht dhe tërësisht vullnetarisht. Për këtë dua t’i shpreh mirënjohjen për atë që bëri dhe të nënvizoj se sa e vërtetë mbetet doktrina e kryeministrit Blair lidhur me domosdoshmërinë për të vepruar në mbështetje të çdo populli që nuk mund të clirohet dot i vetëm nga një diktaturë”, tha Rama. Ky është takimi i dytë brenda pak ditësh mes kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrit britanik Tony Blair. Gjatë vizitës së tij në SHBA, Rama u takua me Blari ku diskutoi për sfidat dhe prioritetet e qeverisë së re.

Pas këtij takimi Kryeministri Rama u shpreh se shumë shpejt do të ngrihet një strukturë e posaçme për prioritetet e qeverisë shqiptare.“Së bashku me kryeministrin Blair ne do të vëmë në jetë shumë shpejt një strukturë të posaçme të arritjes së rezultateve dhe të kalimit të çdo pjesë të programit në procesin e realizimit dhe të përkthimit në rezultate” është shprehur Rama.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: