Topi: Shteti gjithmonë dhe më i dobët !

1042

bamiri ne profil

Kryetari i Frymës së Re Demokratike z. Bamir Topi gjatë mbledhjes së Asamblesë së saj e ndali vëmendjen tek ndryshimet kushtetuese të 8 viteve më parë, ndikimet e së cilës, siç tha ai vijojnë të ndjehen edhe sot. Topi u shpreh më tej se njerëzit sot janë të dëshpëruar nga politika. Parlamenti sipas tij, sot është kthyer në një institucion të gallatës.   “6 vite më parë në 21 prill të vitit 2008 unë isha president, parlamenti shqiptar në atë kohë ndërmori një akt, i cili siç po rezulton edhe pas 6 vitesh ishte një akt i menduar mirë nga dy njerëz, të cilët pa pasur asnjë lloj afiniteti politik shkuan në një vendim ku të dy ishin shumë të gatshëm për të bërë ndryshime substanciale në Kushtetutë Ndryshimi i Kushtetutës ka bërë që politikanët të mund të bëjnë gjithçka e të mos ndëshkohen për asgjë. Në Shqipëri ka qarkulluar drogë në vite, të gjitha qeveritë i dinë shumë mirë lidhjet e tyre me këtë punë.   Është hera e parë që akuzohen FA, ata që na kanë mbuluar shumë defekte që kemi pasur si shtet, ata që janë pjesa jonë e krenarisë kombëtare. Akuzë vetëm për të pasur komoditetin e karriges, janë të papërgjegjshme këto akuza. Unë kam informacione se në vendet anëtare të NATO-s qarkullojnë zëra se Forcat e Armatosura të tonat akuzohen për përfshirje në trafik droge. Do t’i drejtohesha institucioneve të ligjit, që ta trajtojnë këtë çështje konform standardeve të shtetit ligjor. Kush dëshiron vërtet të mendojë për ditë më të mira duhet të orientohet në një politikë të re”, u shpreh Topi.

Bamiri ne focus news




Këtë e pëlqejnë %d blogues: