Topi:Të hetohet 21 Janari, kush e bëri puçin

1033

 

topi 55

Ish-presidenti Bamir Topi në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje shtetit shqiptarë që të hetojë çështjen e 21 Janarit dhe të vendosë drejtësi.

Ai tha se para dy vitesh mazhoranca e asaj kohe, e quajti 21 Janarin një grusht shteti dhe për këtë ngriti një grup hetimor, por që nuk nxori asnjë raport. Topi shton se duhet të hetohet se kush e kreu atë grusht shteti, sepse në atë kohë u hodhën shumë akuza ndaj institucioneve të pavarura.

“Do ndalem në një moment që i takon shtetit, moralit të shtetit të shqiptarëve dhe moralit të politikës dhe si një çështje me rëndësi të fortë juridike që do i japë kredibilitet në marrëdhëniet e qytetarit me shtetin. Çështja e 21 Janarit. Flas këtu si ish-kreu i shtetit, në emër të moralit dhe rëndësisë së institucioneve të pavarura. Politika që ka ndryshuar kahun ka një detyrë. Çështja e 21 Janarit nuk është thjesht juridike, për t’u futur në labirinthet, është në këndvështrim të fortë, çështje politike dhe morali politik. Sepse në Parlamentin shqiptar, me urdhër të mazhorancës së atëhershme u ngrit një Komision Hetimor Parlamentar që përfundoi hetimin pa asnjë raport. Sot nga Parlamenti i ri, presim një prononcim. Kanë kaluar 3 vjet. Cili është fati i atij komisioni hetimor? Nga kush u krye grushti i shtetit, nga ish-Presidenti, nga ish-Prokurorja e Përgjithshme,nga ish-kreu i SHISH-it, nga gazetarë, nuk marrë përsipër të flas për politikën, është thjesht çështje e politikës”, u shpreh kreu i FRD-së.

“Nuk do ketë marrëdhënie kredibile në shtet, në politikë nëse këto nuk qartësohen. Është hedhur shumë baltë në emër të institucioneve të pavarura. Kush do flasë në emër të tyre? Kur gjëra të tilla nuk fliten dhe flitet për gjëra periferike çfarë besimi do ketë shqiptari kur gjërat nuk çohen në vendin e duhur. Dhe në karakterin juridik duhet folur dhe unë nuk jam futur ndonjëherë në karakterin juridik sepse nuk më takonte”, tha Topi, duke theksuar se partie FRD do i qëndrojë kësaj filozofie.

“Strukturat e Tiranës do kenë punë të jashtëzakonshme për të realizuar, duke filluar nga janari. Jemi vend i vogël që ka kaluar situata nga më të çuditshme dhe ne na vjen mirë kur dëgjojmë që këto zgjedhje ishin më të mirat, në seancë relativ ishin më të mirat, por jo në sens absolut. Shqipëria ka nevojë që të ketë një gjykim të ri, së pari mbi sistemin dhe FRD-ja e ka në programin e saj dhe do kërkojë me shumë pasion që ky sistem të ndryshojë që të jetë më afër partive dhe të mos jemi në paradoksin që të marrim aq shumë vota dhe të mos përfaqësohemi në parlament kur të tjerët kanë marrë më pak dhe kanë nga 4 deputetët në parlament”, përfundoi fjalën e tij Topi.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: