Toponimet, një dështim i gjithanshëm

989

proteste ne abasade 5

Dy protesta lidhur me problemin e toponimeve nuk ndërgjegjësuan aspak politikën shqiptare, në një kohë kur fëmijët tanë ende mbahen me pa të drejtë nga politikat e dy vendeve si të burgosur. Ndërgjegjësimi i ka rrënjët thellë që nga 1 Janari i 2011, atëherë kur për të parën herë qeveria greke ngriti këtë problem, që ende deri më sot mirë po mban me protagonistë fëmijët e emigrantëve tanë të pafajshëm. Por, pyetja shtrohet përse shteti shqiptar nuk punon në rinovimin e pasaportave të fëmijëve tanë për t’i shkruajtur ashtu siç duhet, në një kohë që emigrantët i kanë paguar detyrimet ndaj tij?

Nga njera anë, Komuniteti Shqiptar i përçarë në shoqata dhe i politizuar në parti të ndryshme politike, nuk u ndërgjegjësua dhe as u shqetësua për këtë problem ashtu siç duhej. Diskutimet e ndryshme për këtë problem trajtohen në çdo ditë në familje, kafene apo trotuareve të Athinës, ndërsa kur vjen puna për të protestuar as nuk marrin mundimin, me shpresë se dikush do merret me të. Premtimet e politikës shqiptare gjatë fushatës elektoriale për këtë problem ishin një shpresë dhe po e tillë mbeti, ku shpresa lind shpresën dhe vetëm kaq. Protesta e fundit më 15 Prill në Athinë përball Parlamentit vendas, tregoi edhe një herë indiferentizmin dhe ndergjegjësimin e shqiptarëve, të cilët në këto dhjetë vitet e fundit nuk kanë protestuar ndonjëherë për të drejtat e tyre.

toponimet sot ne focus 2

Nga ana tjetër ky problem i mbetet për zgjidhje shtetit shqiptar, i cili në këto tre vite e gjysëm po tallet me emigrantët e tij. Premtimet nga ana e tij në zgjidhje të problemit për toponimet tashmë është lënë mënjëanë, pasi zgjedhjet mbaruan. Askush nga strukturat politike të këtyre partive në Greqi nuk doli dhe as mbështeti protestën e fundit të 15 prillit të këtij viti, ku më shumë ishin njerëz të mediave se sa vetë emigrantë.

Siç dihet si çdo vit Greqia u ka dhënë një leje kalimi fëmijëve tanë të burgosur, një veprim që ndoshta nuk i shkon përshtat një vendi të BE, pasi është e ndergjegjëshme që fajin e ka tjetër kush dhe jo këta. Fati më i i keq i fëmijëve tanë është se këta lindën në Greqi dhe kjo më shumë përbën një sfidë për politikën e dy vendeve, që për 23 vjet treguan mentalitetin e tyre të sëmurë mesjetar.

Shqipëria e ka për detyrë të mbrojë emigrantët e kudondodhur për padrejtësitë që u bëhen, por kur vetë ky shtet e bën këtë, atëherë ne si emigrantë çfarë duhet të presim akoma, kur nuk ngrihemi vetë, ashtu siç ngrihen emigrantët e vendeve të tjera në Greqi.

Për këtë gjë kërkohet një ndergjegjësim i përgjithshëm! Faji është i joni. Asgjë nuk falet dhe dhurohet dhe aq më keq kur je në emigracion i braktisur . Fotoja tregon nje realitet…

toponimet sot ne focus




Këtë e pëlqejnë %d blogues: