Toponimet : Sipas praktikës ndërkombëtare

908

TURPI

Çështja e toponimeve nuk është politike dhe më vjen mirë që edhe z Bushati nuk e karakterizoi të tillë. Ne do të punojmë që kjo çështje të zgjidhet në përputhje me standardet ndërkombëtare. Do punojmë shumë shpejt e në mënyrë produktive, që t’iu japim zgjidhje problemeve që kanë lidhje me njerëzit dhe me lëvizjen e tyre të lirë. Me kënaqësi vura re deklaratën e z.Bushati, se në cështje të tilla si ajo e Toponimeve, nuk ka dimension politik dhe asnjë paragjykim, por ka një respekt të plotë, sa i përket sovranitetit territorial dhe marrëdhënieve dypalëshe. Pra kemi një bazë të shëndoshë politike, mbi të cilën mund të zgjidhim këtë problem teknik, sipas praktikave ndërkombëtare”,
Kështu u shpreh zv/kryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Greqisë, z.Evangelos Venizelos gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që zhvilloi sot në Tiranë me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

Lidhur me këtë çështje ministri shqiptar, Ditmir Bushati deklaroi se është gjetur në parim rruga e përbashkët për zgjidhjen.

“Kemi gjetur rrugën e përbashkët në parim për të konsoliduar cështjen e toponimeve si një cështje të karakterit të qartë teknik dhe si një cështje që sa na takon, do të adresohet në përputhje me standardet ndërkombëtare të aplikueshme në këtë fushë. Duke respektuar në këtë mënyrë të drejtën kombëtare, integritetin territorial, e natyrisht duke i shërbyer qytetarëve, të cilët do korrin benefitet nga ky bashkëpunim, që më pas do të përkthehet në nivelin teknik”, tha Bushati. 

DEKLARATAT E MINISTRIT TE JASHTEM GREK
Ministri i Jashtëm grek, Venizelos theksoi se Greqia do të garantojë që brenda 6 mujorit të saj të kryesimit të presidencës së Bashkimit Europian, Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

“Informova Ramën dhe Bushatin, për rezultatet e presidencës greke dhe të vizitës sime në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor dhe jam i kënaqur që udhëtimi im arrin kulmin me vizitën në Tiranë. Prita në Athinë Bushatin në kuadër të iniciativës së Adriatikut dhe Jonit, ku Shqipëria ka presidencën, ndaj kishim fatin të diskutojmë disa herë për objektivat e përbashkëta euopiane, por edhe për çështjet tona të përbashkëta.

Një nga prioritetet e presidencës greke është t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE deri në fund të 6 mujorit të presidencës greke. Greqia ishte pro dhënies së statusit që në dhjetor dhe të dyja vendet jemi të vendosura të bashkëpunojmë që të arrihet ky objektiv. Shqipëria është në NATO dhe perspektiva evropiane është diçka që na intereson të dyja vendeve, si element stabiliteti në Ballkan, por edhe si çështje që lidhet me partneritetin strategjik që na lidh së bashku.

Jam i lumtur që do kemi shansin dhe mundësinë që në fund të Prillit, të takohemi sërish në Selanik, në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të 28 vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, për të rivitalizuar të ashtuquajturën “Axhenda e Selanikut 2014”, që ishte prioritetet i yni që në presdiencën e BE të vitit 2003, duke pasur objektiv futjen në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Ashtu sikundër dhe ministri Bushati, edhe Venizelos pohoi se ka disa çështje që mes dy vendeve kanë mbetur ende pa zgjidhje si ajo e toponimeve dhe ajo detare. Venizelos tha se këto çështje duhen zgjidhur shpejt sipas praktikave ndërkombëtare.

“Ekzistojnë me të vërtetë disa çështje që s’kanë gjetur zgjidhje, por kemi bërë një përgatitje shumë thelbësore dhe praktike, që do të na lejojnë të lëvizim shpejt, të japim zgjidhje përfundimtare dhe të shpejta që çështjeve që kanë mbetur pezull, me bosht kryesor respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdheniet e fqinjësisë së mirë, që janë një pjesë shumë e rëndësishme e së drejtës ndërkombëtare dhe statusquo-së. Në këtë kuadër do punojmë shumë shpejt e në mënyrë produktive, që të mirëpërdorim Traktatin e Fqinjësisë së mirë, të aktivizojmë komisione të përbashkëta në sektorë të ndryshëm më rëndësi politike dhe ekonomike, do t’iu japim zgjidhje problemeve që kanë lidhje me njerëzit dhe më lëvizjen e tyre të lirë, dhe me kënaqësi vura re deklaratën e z.Bushati se në çështje të tilla si ajo e Toponimeve, nuk ka dimension politik dhe asnjë paragjykim, por ka një respekt të plotë sa i përket sovranitetit territorial dhe marrëdhënieve dypalëshe. Pra kemi një bazë të shëndoshë politike mbi të cilën mund të zgjidhim këtë problem teknik, sipas praktikave ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare është ajo që do të na japë një zgjidhje të shpejtë, të plotë e të zbatueshme, për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fqinjësinë tonë edhe sa i përket anës tokësore dhe asaj detare”.

Venizelos tha se Greqia i ofron shërbime miqësore vendit tonë, dhe mbi këtë bazë tha ai, do të zgjidhen të gjitha çështjet. “Jemi dy vende anëtare të NATO-s, jemi aleatë dhe miq, jemi dy vende që kemi lidhje strategjike ofrojmë shërbimet tona miqësore, që Shqipëria të integrohet në BE dhe mbi këtë bazë të shëndoshë do të zgjidhim të gjitha çështjet dhe ndjekim parimet dhe rregullat të kulturës dhe civilizmit evropian”

DEKLARATAT E MINISTRIT TE JASHTEM SHQIPTAR
Ministri i Punëve të jashtme të Shqipërisë z Bushati nga ana e tij theksoi marrëdhëniet mes dy vendeve, por shtoi se pavarësisht çimentimit të bashkëpunimit, ka ende disa çështje që presin zgjidhje nga dy shtetet.

“Siç dihet dy vendet tona kanë një partneritet të konsoliduar, e nisur kjo që nga drejtuesit e institucioneve më të larta. Kemi ndarë bashkë momente gëzimi dhe hidhërimi, por nga ana tjetër ka dhe disa cështje që ende nuk kanë marrë rrugën e zgjidhjes. Bushati tha se mes dy vendeve vijojnë konsultimet për këto çështje.

“Kemi gjetur rrugën e përbashkët në parim për të konsoliduar cështjen e toponimeve si një cështje të karakterit të qartë teknik dhe si një cështje që sa na takon, do të adresohet në përputhje me standardet ndërkombëtare të aplikueshme në këtë fushë. Duke respektuar në këtë mënyrë të drejtën kombëtare, integritetin territorial, e natyrisht duke i shërbyer qytetarëve, të cilët do korrin benefitet nga ky bashkëpunim, që më pas do të përkthehet në nivelin teknik”.

“Kemi vendosur planin bilateral për të vazhduar një proces konsultimesh dhe dikutimesh edhe më të thella që nuk mbetem vetëm në nivele të takimeve të larta, proces konsultimesh që neve besojmë se do na çojnë drejt zgjidhjesh të plota për çështje, që ende nuk kanë marrë adresimin e duhur”. 

 

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: