Toponimet:Të lirë skllevërit për në atdhe

1937

toponimet 1

Shpetim Zinxhiria  /   Dy vendet ballkanike fqinje  kanë arritur edhe njëherë tjetër një marrëveshje të përkohshme për çështjen e toponimeve, për lëvizjen e lire të fëmijëve tanë, të cilët prej vitesh që nga janari 2011 qëndrojnë të burgosur, ku për të shkuar në atdhe u duhet liri-dalje. Premtimet boshe te qeverisë Rama kanë bërë të pamundur zgjidhjen e këtij problem, por është mjaftuar vetëm duke vendosur një farë moratoriumi që do të zbatohet deri më 1 janar 2015. Pra katër vite kanë pritur shtetasit shqiptar, por më kot. Mësohet se gjatë kësaj periudhe, do të lejohet qarkullimi i lirë i fëmijëve dhe të rriturve që kanë probleme me toponimet në këtë vend të BE.

 

Por nga një deklaratë të përbashkët, lëshuar nga Brukseli, të dy palët kanë gjetur kohën dhe gjuhën e përbashkët për të bërë atë më të llogjikshmen , ku janë pajtuar dhe kanë shprehur  mendimin e përbashkët për problemin tashmë të njohur TOPONIMET, për të shmangur konfuzionin e njohur dhe kthimin në pikat kufitare.

Në deklaratë bëhet gjithashtu me dije të dy palët kanë rënë dakord që rruga më e mirë për zgjidhjen e çështjes së toponimeve është referimi në katalogët zyrtarë që secili vend ka depozituar në OKB dhe organizma të tjera ndërkombëtare, dhe veçanërisht standardet e Organizatës ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).

Konkretisht “Gjatë periudhës kalimtare deri në përgatitjen e dokumentave të reja, lëvizja e lirë e qytetarëve në të gjithë kufijtë e të dy vendeve do të lejohet sipas praktikës së “moratoriumit”, thuhet gjithashtu në deklaratë.

Urime dy qeverive qe më nu fund lënë të lire edhe këtë radhë kalimet deri në 1 janar të 2015. Kjo është një nder që i bëhet emigrantëve tanë të cilët për gati 25 vjet punuan dhe u robëtuan në këtë emigracion të mallkuar

toponuimet ne focustoponimet pasaporta

 

 

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: