Tragjedia e radhes: Në lumin Evro humbasin një grua dhe dy fëmijët e saj 3 dhe 12 vjeç

Greqi

Hetimet për zbulimin e një gruaje dhe dy fëmijëve të saj të mitur kryhen nga autoritetet e policisë lokale në lumin Evros, në zonën e Marasion të Bashkisë së Orestiadës.

Sipas informacioneve nga nga media greke, një refugjat 50 –vjeçar nga Iraku, i cili dje mbërriti në mënyrë të paligjshme në Greqi, sëbashku me rreth dhjetë vetë përmes lumit, u tha autoriteteve të policisë se gruaja e tij dhe dy fëmijë 3 dhe 12 vjeç mungonin , pas përmbysjes së varkës që kalonin lumin. Policia u mobilizua menjëherë për të vazhduar hetimin e lokalizimit të tyre në zonën më të gjerë, por ende nuk u gjetën gjurmë të personave të humbur.