Trump: Në 100 ditë kemi ndërmarrë hapa historikë

Bota

Për 100 ditët e para në detyrë, presidenti Trump renditi para një turme entuziaste një sërë veprimesh të ndërmarra, duke thënë se koha e tij në detyrë ishte “shumë interesante dhe produktive”. Trump ishte në Pensilvani për takime me përkrahësit e tij, të cilëve u përmendi rikthimin e minatorëve të qymyrgurit në punë, mbrojtjen e metalurgëve në industritë e çelikut dhe aluminit, eliminimin e rregulloreve që bëjnë të vështirë krijimin e vendeve të punës. Trump theksoi gjithashtu përkushtimin e tij për ndërtimin e murit kufitar midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Presidenti Trump foli në një tubim në Harrisburg të Pensilvanisë të shtunën, në një arenë të mbushur me mbështetës të tij, duke e përshëndetur me brohoritjet “USA! USA! USA!”

“Ne kemi nevojë për murin për të ndaluar drogën dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Në vetëm 100 ditë kemi ndërmarrë hapa historikë për të siguruar kufirin tonë, imponuar kontrollin e nevojshëm të imigracionit, siç nuk ka ndodhur më parë, apo jo? Dhe ata që kërkojnë të hyjnë në vendin tonë do të kontrollohen siç duhet. Ata që do të vijnë do të vijnë se e duan vendin tonë. Nëse jo nuk do t’i pranojmë. Ne po veprojmë sipas një parimi shumë të thjeshtë, se sistemi ynë i imigracionit duhet t’u japë përparësi punëtorëve amerikanë, familjeve amerikane, kompanive amerikane dhe qytetarëve amerikanë” tha shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti shfrytëzoi rastin për t’iu kthyer një teme të preferuar, sulmeve ndaj medias, sidomos ndaj disa kanaleve televizive që i akuzon se transmetojnë lajme të rreme. Ishte një koment që gjeti jehonë tek turma dashamirëse e Presidentit. Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë pjesë e “një sistemi të prishur plaçkitjeje globale në kurriz të amerikanëve” dhe premtoi se brenda dy javësh do të merrte një “vendim të rëndësishëm” lidhur me Marrëveshjen e Parisit mbi Klimën. Takimin në Pensilvani e ka hapur zëvendëspresidenti Mike Pence, i cili në fjalën e tij ka deklaruar se Trump po i mban të gjitha premtimet që ka bërë gjatë fushatës elektorale, duke e cilësuar si më vendimtarin atë për shfuqizimin e ligjit të Shëndetësisë, ObamaCare. “Ta bëjmë sërish Amerikën e Madhe”, kjo ka qenë motoja e Trump, ku Presidenti ka deklaruar se me vendimet që ka marrë ia ka arritur ta vërë në jetë projektin e tij. Rishikimi i marrëveshje tregtare, si NAFTA, shihet si një arritje. Ndërsa shumë vendime janë dhënë për të ndërtimin e gazsjellësit me Kanadanë, që sipas Trump, do të hapë shumë më tepër vende pune. Ndërsa një ndër arritjet më kryesore është emërii i Neil Gorsuch si anëtar i Gjykatës së Lartë. “Më poshtë janë të gjitha numrat e 100 ditëve të para të presidentit amerikan, Donad Trump në Shtëpinë e Bardhë: Mesazhe në Tëitter: 482; Fundjava në Shtëpinë e Bardhë 7; Fundjava resortin e tij në Mar­a­Lago: 7; Vajtje në kurset e golfit: 19; 5 . Urdhra ekzekutivë të firmosur: 30; Ligje të firmosura: 28; Konferenca shtypi: 8; Takime me kryetarë shtetesh dhe qeverish: 14”, thuhet në shifrat e publikuara nga Shtëpia e Bardhë. Takimin e parë, Trump e pati me kryeministren britanike, Theresa May, më pas me kryeministrin kanadez Turdeau. Për t’u përmendur është edhe takimi në Uashington me kancelaren gjermane Angel Merkel. Sa i pëket politikës së jashtme, Trump ka bërë që SHBA­ja të ketë ndikim tejet të madh dhe kjo pas vendimit për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri dhe në Afganistan, duke përdorur për herë të parë bombën më të fuqishme jo nukleare, e cilësuar “Nëna e të gjitha bombave”. Bombardimi në Siri erdhi si rezultat i kundërpërgjigjes ndaj përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve nga regjimi i Assadit. Ndërsa në një intervistë për kanalin CBS, Trump ka theksuar se shpreson se “punën e Presidentit ta bëj për tetë vite”.

Axhenda dhe vendimet

Më poshtë janë të gjitha numrat e 100 ditëve të para të presidentit amerikan, Donad Trump në Shtëpinë e Bardhë: Mesazhe në Tëitter: 482; Fundjava në Shtëpinë e Bardhë 7; Fundjava resortin e tij në Mar­a­Lago: 7; Vajtje në kurset e golfit: 19; 5 . Urdhra ekzekutivë të firmosur: 30; Ligje të firmosura: 28; Konferenca shtypi: 8; Takime me kryetarë shtetesh dhe qeverish: 17. Në një intervistë për CBS, Trump deklaroi se “E pra, është një punë e vështirë, Presidenca. Por unë kam pasur shumë punë të vështira. Unë kam pasur gjëra që kanë qenë më të ashpra, edhe pse unë do t’ju njoftoj më mirë në fund të tetë viteve. Ndoshta tetë vjet. Shpresojmë, tetë vjet. Por unë do t’ju njoftoj më vonë. Mendoj se kemi bërë shumë mirë me politikën e jashtme. Mendoj se kemi bërë shumë, shumë mirë me marrëdhëniet me liderë të tjerë”. Shekulli