Tsipras telegram Rames: Te shpëtojme nga nacionalizmi injorant dhe i pakuptimtë

719

 

cipras 5

Telegram urimi për fituesin e zgjedhjeve në Shqipëri, kreut te Partisë Socialiste zotit Edi Rames, i ka dërguar sot kreu i partise se majte greke SYRIZA, Aleksis Tsipras, duke theksuar nevojën për të përmirësuar marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë pa “nacionalizmin injorant.”

Tsipras i ka shprehur të zotit Rama, urimin per fitoren elektorale duke theksuar qe: “të jetë fillimi i një marrëdhënie të re konstruktive e miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy popujve tanë, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve tona në luftën e përbashkët për progress, për një gadishull te Ballkanit te lirë nga nacionalizmi pakuptimtë dhe injorantë, në aspektin e zhvillimit të bashkëpunimit-për prosperitetin e përbashkët të popujve tanë. “




Këtë e pëlqejnë %d blogues: