Tubimi protestues në datë 3 maj, në orën 12.00 para Parlamentit

777

cipa555

Situata në lidhje me praktikat informale të punësimit në median shqiptare është në gjendjen më të keqe në këta 10 vjet, ku vetëm në 3 muajt e fundit janë paraqitur pranë gjykatave 12 akt-padi nga gazetarët për punëdhënësit e tyre.  Këtë e ka pohuar kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksander Çipa gjatë një konference për shtyp në të cilën u bë publik edhe një raport i bazuar mbi një studim të kryer nga Unioni i Gazetarëve me ndihmën e OSBE-së dhe Fondacionit ‘Friedrich Ebert’.
“Nuk e posedon asnjë nga entet dhe institucionet e linjës që merret me çështjet e trajtimit të problematikave sociale në tregun mediatik shqiptar, nuk e gjen një raport që të jetë statistikor. Do të apeloja që të gjithë gazetarët shqiptarë të mblidhen në tubimin protestues në datë 3 maj, në orën 12.00 para Parlamentit, për ta denoncuar këtë fakt dhe për të kërkuar reagimin e institucioneve tona që kjo situatë të mos mbahet në këtë statuskuo dhe të mos mbetemi në këtë gjendje mjerane që është sot. 90 për qind e gazetarëve, përderisa përjetojnë vonesat e pagave mujore e kuptojnë vetë se në cfarë brenge dhe halli social janë”, tha Cipa.
Raporti eshte fokusuar mbi dimensionin real te problematikave qe shqetesojne gazetaret dhe punonjesit mediatike sot dhe eshte i pari i ketij lloji ne keta 10 vjet. Studimi u krye ne 12 qytete te vendit, ku u shperndane mbi 500 pyetesore tek punonjes te ndryshem mediake, te cilet u pergjigjen ne menyre anonime.