U kap me kanabis në banesë, arrestohet shqiptari në Zakynthos

Aktualitet

Policia greke ka arrestuar një 41-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Mediat vendase shkruajnë se shqiptari u prangos nga policia helene në banesën e tij në ishullin Zakynthos, ku uniformat blu i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 43 paketa heroinë me peshë përgjithshme rreth 1,3 kg.

Policia sekuestroi gjithashtu 340 gr kanabis të ndare në 32 paketa, 1.900 euro si dhe paund skocezë dhe dollarë amerikanë.