U nisën nga Shqipëria për në Pire në mënyrë ilegale me tarifë 600 euro, por bien në pranga

Emigracioni Greqi

Arrestimi i dy shqiptarve, në dy raste të ndryshme, vazhdoi gjatë dy diteve më parë (13-10-2021) nga punonjës policie të Departamentit të të Huajve të Drejtorisë së Sigurisë në Janinë.

Dy shqiptarët kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshëm dhe më pas i priste një makine brenda territorit te Greqisë, kundrejt një tarife prej 600 euro për çdo person. Por udhëtimi i tyre nuk zgjati shumë ata janë ndaluar nga policia në pikat e Rrugës Kombëtare Kakavia – Janinë, gjatë transportit të shqiptarve ilegalë brenda teritorit te Greqisë, ku u konstatuan se kishin hyrë ilegalisht në Greqi përmes kalimeve të pambrojtura greke.

Porta e Kakavisë është ajo më kryesorja për kalimin e shqiptarve në mënyrë klandestinë. Kundër tyre u ngritën çështje penale me akuzën e transportit të emigrantëve të paligjshëm.

Konkretisht, në rastin e parë, oficerë policie të shërbimit të mësipërm në bashkëpunim me punonjës policie të Departamentit të Prokurorisë së Drogës të nën Drejtorisë së Sigurisë në Janinë, arrestuan një shofer që kishte marrë makinën e tij dhe kishte transportuar dy të huaj për në Pire për një tarifë prej 600 euro për çdo person.

Në rastin e dytë, një shofer tjetër është arrestuar pasi tentoi të transportonte një emigrant të paligjshëm në Korint kundrerjt një tarifë të panjohur.

Theksohet se Greqia i kthen Shqipërisë çdo vit rreth 10.000 shqiptarë të paligjshëm.