U rrita duke admiruar Ronaldon, tani ëndërroj Botërorin me Shqipërinë

714

valdet ramaLojtari i Valladolid, i lindur në Kosovë e me pasaportë gjermane, po garon me kohën për t’u pajisur me pasaportë shqiptare për të qenë gati ndaj Norvegjisë

Valdet Rama ka lindur në Kosovë në vitin 1987, kohë kur ky vend ishte pjesë e ish-Jugosllavisë. Në vitin 1993, Valdeti i vogël do të transferohej së bashku me familjen në Gjermani. Pikërisht atje ai do të arsimohej, do të hidhte hapat e parë në futboll dhe më pas do të merrte edhe nënshtetësinë gjermane.

Në vitin 2008, Kosova do të shpallte pavarësinë që do të njihej nga një pjesë e madhe e vendeve të Bashkimit Evropian (por jo Spanja). Valdet Rama, ashtu si të gjithë kosovarët është me etni shqiptare. Së fundmi, trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, Gianni de Biasi, e ka ftuar për të debutuar me fanellën kuqezi për takimin e radhës. Tekniku italian ishte i pranishëm në Valladolid më 17 shkurt për të bindur mesfushorin që të zgjidhte Shqipërinë.

“Mirëpo ka disa probleme, shpjegon Rama. Për momentin, unë nuk kam një pasaportë shqiptare, kamë vetëm atë gjermane. Po përpiqem ta nxjerr një në kohë. Nëse gjithçka shkon mirë, unë mund të luaj me përfaqësuesen shqiptare”, shprehet mesfushori i Real Valladolid.

Rama flet edhe për shanset e Shqipërisë në eliminatore e Botërorit, me kuqezinjtë pozicionuar aktualisht në vendin e tretë në grup. “Kanë shanse të mira për t’u kualifikuar në finalet e Botërorit Brazil 2014. Nëse fitojnë në Norvegji, mund të ngjiten në vendin e dytë. Ndihem shumë i lumtur që më kanë ftuar të luaj në kombëtare”.

Gëzimi i Valdet Ramës është i dyfishtë. Thirrja nga kombëtarja erdhi vetëm dy ditë para debutimit me Real Valladolid në kampionatin spanjoll. “Luajta ndeshjen time të parë në La Liga, që është kampionati më i fortë në botë. Këtu luajnë më të mirët. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj lige dhe i jam shumë mirënjohës trajnerit që më dha këtë mundësi”. Valdet Rama ka marrë komplimente pa fund pas debutimit me bardhevjollcët. Debutimit i tij ka pasur jehonë në medien shqiptare dhe atë kosovare. Por Rama ka tërhequr vëmendjen edhe në Gjermani. “Familja ime jeton në Hagen, qytet afër Dortmundit.

 

Kam lindur në Kosovë, por në vitin 1993, kur unë isha pesë vjeç u transferuam bashkë me familjen në Hagen. Kjo ndodhi para se të niste lufta në Kosovë. Nisa menjëherë studimet në Gjermani dhe mësova shumë shpejt gjuhën. Tani flas më mirë gjermanisht sesa gjuhën shqiptare.”

Fillimisht, babai i Valdet Ramës emigroi në Gjermani në përpjekje për të siguruar një jetesë më të mirë për familjen e tij. Atij iu desh të kombinonte kurset për mësimin e gjuhës me orarin e punës. Pas një fare kohe, e gjithë familja u ribashkua.

Në moshën 7-vjeçare, Valdeti nisi të luante futboll në Hagen. Ai e nisi karrierën me ekipet e moshave para se të kalonte te Ëolfsburg e pastaj me radhë te Ingolstadt, Hannover dhe pastaj të bënte një hap cilësor te Orebro në Suedi. Kur ishte fëmijë kishte idhull “fenomenin” Ronaldo. “E adhuroja atë lojtarë”, kujton ai.Pasi sistemoi apartamentin e ri, Rama ende nuk ka pasur kohë të njihet me qytetin e Valladolid. “Shkoj nga shtëpia në stërvitje dhe anasjelltas, pastaj fle gjumë dhe përgatitem për seancën e radhës stërvitore…”.

Në mendjen e tij gjithçka sillet rreth punës dhe stërvitjes. “E dua futbollin. Edhe nëse luaj në rrugë, jap gjithçka që kam. Nuk ishte e lehtë për mua të vija këtu në dimër dhe të përshtatesha me stërvitjen. Këtu futbolli luhet me një ritëm shumë të shpejtë. Kam pasur probleme muskulore

sepse përpiqem të jap gjithmonë maksimumin. Të luash në La Liga është një mundësi e madhe për këdo. Është rraskapitëse, por tani nuk e kam më problem”.

Tashmë nuk pritet të ketë ndonjë pengesë që Rama të marrë pasaportën e re. Zyra e Presidentit të Shqipërisë i ka premtuar Federatës Shqiptare të Futbollit se do të përshpejtojë procesin duke shmangur burokracitë e rastit. Tani, futbollistin e pret sfida ndërkombëtare. “Është gjithmonë mirë kur thirresh në kombëtare, megjithëse nuk e di se me në cilin vend to të luaj.” Këto janë pyetjet e “mutantit” të kombësisë.

Burimi: Sporti Shqiptar




Këtë e pëlqejnë %d blogues: