Udhëtimi tokësor, 6 herë më shpejtë se me aeroplan!

1050

kuriozitete 44

Një ide interesante është duke qarkulluar në mediet amerikane, e cila ka të bëjë me transportin e njerëzve. Këtë ide e ka dhënë Eloni Musk që është një amerikan me prejardhje nga Afrika e Jugut. Hyperloop është quajtur projekti dhe do të ishte transportuesi tokësor më i shpejti ndonjëherë, transmeton Infoglobi.

Sipas Musk nga New Yorku në Los Angelos dhe anasjelltas mund të shkohet për 45 minuta. Kjo është shumë interesante pasi që me veturë këtë mund ta arrish për rreth 40 orë, ndërsa me aeroplan kjo arrihet për mesatarisht 285 minuta. Kjo bënë që udhëtimi me Hyperloop të jetë 6.3 herë më i shpejt se me aeroplan. Shembull tjetër është edhe udhëtimi për në Pekin që do të zgjaste 2 orë nga New Yourku.

Ai këtë e ka parashikuar ta arrij duke ndërtuar tuba masiv të vakumizuar mbi tokë ose nën ujë, ku do të përdorej sistemi magnetik i ngritjes në ajër, i ngjashëm me trenat konvencional. Kjo do të thotë nuk do të kishte asnjë rezistencë të fërkimit, erës, asnjë shans të përplasjeve përkundër shpejtësisë së madhe.

Musk tha Hyperloop mund të formojnë shtyllën e pestë të transportit modern, duke iu bashkuar transportit rrugor, ajror, hekurudhor dhe ujor. Madje ai tha se kjo nuk do të shpenzonte shumë energji dhe do të përdorej energjia diellore. Shkencëtari 42 vjeçar për ta kompletuar Hyperloop-in do të fuste në përdorim edhe SpaceX dhe Tesla Motors. Ky tub do të kishte shpejtësinë mesatare prej 375 milje për orë, ndërsa për shtigje të gjata do të arrinte çmendurin, deri në 4000 milje në orë.

Ky projekt nga Los Angelos në New York do të kushtonte 70 miliardë dollarë amerikan, ndërsa një biletë në këtë linjë do të fillonte me bazën prej 100 dollarësh. Ai është i njohur krijimin e SpaceX dhe është bashkë krijues Tesla Motors dhe PayPal. /Fish Media/

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: