Vasili: LSI, me program të qartë

vasili-LSILSI deklaroi sot se ka përfunduar hartimin e një programi të qartë dhe realist ekonomik. Sipas nënkryetarit Petrit Vasili, premtimet e kësaj partie bëhen pikërisht mbi bazën e këtij programi dhe jo thjesht për efekt elektoral. “Programi është hartuar nën shenjën e një realizmi të thellë, ndryshe nga forcat e tjera politike që kanë qëndrime jo realiste dhe kanë bërë premtime demagogjike që është e pamundur të mbahen”, deklaroi Vasili. “Cdo element i programit tonë ka pasur një llogaritje të kujdesshme në lidhje me efektet dhe mundësitë financiare për realizimin e tij”, shtoi nënkryetari i LSI-së.