Votojmë Vefi Redhin !

vefi profil

Integrimi i emigrantëve në shoqërinë vendase po duket gjithnjë e më shumë edhe në aspektin politik. Në zgjedhjet lolale të 18 Majit krahas vendasve në këto votime kanë vendosur kandidaturën e tyre për këshillin bashkiak edhe disa emigrantë shqiptarë të shquar në emigracion, ku ndërrmjet tyre edhe aktorja e njohur Vefi Redhi. Ashtu si edhe shqiptarët e tjerë ajo emigroi në Athinë ku dhe shumë shpejt u bë e njohur në gjithë Greqinë.

vefi 1

U bë shumë e njohur në rolin e “Hekubës” në Festivalin Ndërkombetar në Sarajeve, flerësuar me çmimin e parë në Festivalin Ballkanik të monodramës, vlerësuar me çmimin Aleksandër Moisiu në Festivalin Kombëtar të Teatrove në Tirane. Me kritika nga më të mirat në punet e saj artistike. Në fushën e artit zonja Vefi Redhi për gjithçka që bën dhe krijon punon me tonë të ulta ndaj çdo reklamimi, ndërsa sot na bën krenare me zbritjen e saj në zgjedhjet lokale si këshilltare në zgjedhjet bashkiake , në qytetin ku jeton, Nea Filadelfia – Xalkidona.

vefi 2

Ata që e njohin këtë vajzë kanë dhe ruajnë  vetëm fjale të mira. Si punonjëse në Bashkinë e Athinës, si dhe në Qendrën e Shërbimit (KEP) është gjendur pranë për të ndihmuar emigrantët, në një kohë parallel në fushën e artit punon dhe krijon me një qetësi pa reklama dhe zhurmë.

vefi 4

E pyetur për Focus News, kandidatja për këshilltare të kësaj bashkie zonja Vefi Redhi me dy fjalë na thotë se : “Ështe një organizatë e pavarur  “rrojme se bashku” me kandidat për kryetar bashkie zotin Apostol Kondo , i cili është një nga emrat më të njohur në sport për basketbollin në grek. Vetë emri “rrojme së bashkë” thotë shumë, ndjehem bukur dhe krenare që bashkëpunojë me një njeri të nderuar si zoti Kondo”.

vefi 5