Vrasja e gruas vë në pah dhunën

1514

Shtetasit duan më shumë veprim për të mbrojtur viktimat e dhunës në familje në Kosovë.

Nga Muhamet Brajshori për Southeast European Times në Prishtinë

Diana Kastrati u vra në një grindje dhune në familje. Gjyqësori i Kosovës po dështon të mbrojë të drejtën e jetës, thanë ekspertët pas një rasti të fundit të dhunës në familje që rezultoi në vrasje.Në 18 maj 2011, banorja e Prishtinës Diana Kastrati u njoftua e vrarë nga i shoqi i saj pasi kërkesa e saj për mbrojtje urgjente ndaj dhunës në familje nuk u pranua nga Gjykata e Bashkisë së Prishtinës. Prindërit e Kastratit kohët e fundit ngritën një padi në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, që pretendonti se mosveprimi Gjykatës së Bashkisë së Prishtinës për të respektuar detyrimin kushtetues e ligjor të saj për të dhënë urdhrin e mbrojtjes urgjente, shkeli të drejtat individuale të Kastratit. Gjykata kushtetuese vendosi se kishte një shkelje të së drejtës për jetë dhe se autoritetet nuk kishin marë masat e nevojshme. Gëzim Kastrati, i ati i Dianës, tha për SETimesse ai dhe gruaja e tij e shpunë rastin në gjykatë për të sfiduar sektorin gjyqësor në Kosovë me shpresë se autoritetet do të marrin më shumë masa parandaluese kur shtetasit janë në gjendje kërcënuese familjare. Sipas ligjit, policia dhe gjykatat duhet të japin mbrojtje për gratë e vajzat e prekura nga dhuna në familje. Ajshe Qorraj, zyrtare e informacionit publik në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, tha për SETimesse rasti i Kastratit ishte shqyrtuar nga këshilli.

“U gjet se gjyqtari i rastit nuk veproi ndaj kërkesës për të lëshuar një urdhër mbrojtës … dhe është dhënë një ndëshkim disiplinor,” tha Qorraj.

Vendimi i gjykatës kushtetuese do të “ketë një ndikim pozitiv mbi gjyqtarët për të respektuar me ndërgjegjshmëri dispozitat ligjore mbi dhunën në familje.”

vrasja

(Në foto: Viktima e dhunes ne familje)

Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, tha për SETimesse shteti është përgjegjës për atë çka i ndodhi Kastratit dhe për faktin se burri i saj duhet ende të arrestohet për vrasjen e saj.”Duhen marë veprime konkrete, sepse këto institucione vendore kanë dështuar të mbrojnë të drejtat e njeriut dhe përveç kësaj, kanë dështuar të mbrojnë të drejtën thelbësore, jetën e një vajze të re,” tha Shala.Ai beson se ka përgjegjësi penale për ata që dështuan të mbrojnë Kastratin sepse kishte shenja se ajo ishte në rrezik të madh. “Institucionet duhet gjithashtu të ndajnë  përgjegjësinë për atë që ndodhi,” tha Shala. Edi Gusia, kreu i njoftimit dhe vëzhgimit në Agjencinë e Barazisë Gjinore të Kosovës, tha për SETimesse rasti i Kastratit tregon sesi ligji ishte zbatuar në kundërshtim me politikat e ligjet e miratuara për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.Agjencia po punon mbi një komentar mbi ligjin e dhunës në familje që do t’a bëjë më të lehtë për gjykatat të marrin vendime. “Respektimi i barazisë gjinore e mbrojtja e të drejtave të grave dhe e të drejtave të njeriut në përgjithësi, nuk mund të arrihet pa shtetin e së drejtës e përgjegjësitë institucionale,” tha Gusia. Liridona Kozmaqi, zëdhënëse e Prokurorisë Shtetërore të Kosovës, tha për SETimesse zyra e saj u ofron mbrojtje viktimave 24 orë në ditë dhe kanë rritur vigjilencën për rastet e dhunës në familje. “Si një rezultat i ndërgjegjësimit publik, Zyra e Mbrojtjes dhe Ndihmës së Viktimave ka më shumë raste se në vitet e mëparshme, kur viktimat kërkonin ndihmë prej mbrojtësve të viktimave,” tha ajo.

Kozmaqi tha se kur viktimat njoftojnë raste të dhunës në familje, avokatët e prokurorisë informohen nga policia dhe janë në gjendje të ofrojnë ndihmë ligjore e përfaqësim ndaj viktimave. Në shumicën e rasteve, zyra urdhëron që keqbërësit të ndalohen për 48 orë pasi është marë njoftimi, ndërsa rastet hetohen.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: